Xhaferri: Prej 2019 per fat te keq Shqiperia nuk eshte me nje Republike Parlamentare, por Kryeministrore!

Kryetari FRPD Besart Xhaferri deklaroi se prej vitit 2019 Shqipëria ka pushuar së qeni Republikë Parlamentare dhe është kthyer në një republikë kryeministrore, ku parlamenti është thjesht një zgjatim i vullnetit të Kryeministrit.

Gjatë një takimi në Ambasadën Amerikane, ai dhe kolegët e tij theksuan mungesën e jetës parlamentare reale dhe nënvizuan se shumica në Kuvend voton verbërisht pa kontroll apo debat. Ata ngritën shqetësimin për manipulimet në zgjedhjet e 11 majit, përfshirë presionin mbi administratën, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe deformimin e votës së diasporës. Xhaferri i kërkoi SHBA-së të ndërhyjë për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, duke paralajmëruar për pasojat e mëtejshme të krizës demografike dhe ekonomike nëse nuk merren masa.

NOA

Postimi i plotë:

Prej 2019 per fat te keq Shqiperia nuk eshte me nje Republike Parlamentare, por Kryeministrore!
Ne takimin e mbajtur ne Ambasaden Amerikane, se bashku me kolegun Cara dhe Luku, u pyetem se cilat ishin pritshmerite tona per jeten parlamentare qe nis se shpejti ne Shtator. I njoftuam se jete parlamentare nuk ka pasur prej 2019 ne Shqiperi, sepse ai parlament eshte kthyer ne vullnetin e nje individi; kryeministrit. Kjo per faktin se deputetet e mazhorances jane te vene ne resht per te ngritur kartonin edhe kur Shqiperia vidhet, coptohet apo edhe digjet. Ai parlament nuk voton me per ngritje komisionesh hetimore, madje as per interpelanc me kryeministrin e vendit! Pra, vetem jete parlamentare nuk ka dhe nuk do kete.
Kaluam me tej me jeten politike ne vend. Biseduam gjere e gjate per farsen zgjedhore te 11 Majit, ku u fokusuam ne masakren zgjedhore te bandave si ne Durres, Vore dhe Elbasan. Folem per pjesmarrjen masive te administrates ne fushate, trysnine e ushtruar ndaj saj per te prodhuar vota per partine-shtet, manipulimin e votes ne Diaspore, faljen e gjobave, asfaltin elektoral, trenin bullgar, shperndarjen e bonusit te pensionit dhe gjithe pikat e tjera ne raportin e OSBE-ODIHR.
I kerkuam partnerit tone me te rendesishem SHBA te ushtroj presion tek autokrati Rama per te rikthyer Shqiperine ne demokraci perseri, pasi ajo eshte vend anetar ne NATO dhe aleate e saj strategjike ne Ballkan.
I shpjeguam se vonesa per fat te keq do sjelli shpopullim me te madh dhe shuarje te shpreses ne kte vend, e cila do e zhysi shoqerine ne krize edhe me te thelle demografike dhe ekonomike qe veshtire se mund te dilet me vone prej saj.