Të ekspozuar nga qeveria përballë falimentit, fermerët e Korçës zhvilluan sot një protestë për mungesën e subvencioneve dhe mbetjen stok të prodhimeve bujqësore për shkak se tregu me bekim të dashnorit të “Open Ballkan” është pushtuar nga prodhimet serbe.
Produkti i fermerëve shqiptar në vend të tezgave në dyqane apo tryezave në lokalet dhe hotelet e bregdetit po përfundon masivish në kanale, pasi qeveria ka vendosur ta vrasë fermerin vendas.
Në protestën e sotme fermerët e Maliqit dhe Korçës u përballën me dhunën e paprecedentë të Policisë së Shteti, ku në krye të saj në aksionin për shpërndarjen e dhunshme të protestës ishte vetë Drejtori i Policisë së Qarkut Gjovalin Loka.
Veç dhunës për 25 fermerë u vendosën dhe gjoba nga 1 mijë euro nga të njëjtët policë që u japin ujë falas para kamerave turistëve.
Kjo armatë e policisë do duhej të ishte duke luftuar kultivuesit e drogës, të cilët i ka amnistuar dhe jo duke dhunuar fermerët e Korçës, simbol të punës dhe dinjitetit njerëzor.
Këta fermerë kanë dalë aty në shenjë revolte kundër qeverisë që pasi u vjedh fondet e IPARD, u përgjysmon subvencionet, u vjedh edhe djersën dhe madje i dhunon.
Jemi në mbështetje të këtyre njerëzve fisnikë që në dekadën e zullumit kanë zgjedhur punën dhe djersën.




















