Nga Besart Xhaferri/
Aeroporti i Vlorës që u inaugurua me avionin privat të Behgjet Pacollit me gjasë do ketë fatin e aeroportit të Kukësit, që sot shërben për panele diellore e me raste si stallë bagëtish.
Humbësi i madh në historinë e Aeroportit të Vlorës është ekonomia shqiptare.
Janë me qindra sipërmarrës që kanë investuar në jug të vendit me pritshmërinë për një aeroport funksional.
Kjo që po ndodh në aeroportin e Vlorës është ajo klima e biznesit që flet Departamenti Amerikan i Shtetit.
Dhe një pyetje kam: a do guxonit t’ia bënit Alabbarit atë që i bëtë sipërmarrësit nga Kosova?




















