Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Kryeministri Rama debaton ashpër me ambasadorin rus: Ju ndaloni luftën dhe Zelenski nuk do mbajë fjalën

53
Sigal

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, e cila drejtohet nga Kryeministri Rama nisi të mërkurën me një replikë “diplomacie dhe ironie” mes kryeministrit, Edi Rama dhe ambasadorit të Fedaratës Ruse. Shkak u bë fakti se tema e zgjedhur nga Shqipëria si kryesuese e Këshillit të Sigurimi ka qenë Ukraina, dhe për të folur përpara Këshillit të Sigurisë është ftuar dhe presidenti Ukrainas, Vladimir Zelenski. Menjëherë pas prezantimit të pjesëmarrësve dhe personave të ftuar për të folur nga ana e kreut të qeverisë shqiptare, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzia, kundërshtoi agjendën e paraqitur. “Ne nuk besojmë se argumentët që na paraqitët janë bindëse. Doja të na shpjegoni pse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës? Nëse bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse.“- tha ambasadori rus. Sipas tij, anëtarët e KS i kanë dëgjuar fjalimet e Zelenskit nëpërmjet video dhe mesazheve. “Këtu ka një shkelje flagrante të procedurave. Kjo shkelje ka rreziqe në KS, sepse rrezikon të kthehet në shfaqje. Kjo e sotmja do të jetë më shumë një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e Zelenskit, por gjërat të bëhen sipas rregullave. Ata që nuk janë vende anëtare të flasin pas vendeve anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar shkelje flagrante.”- tha përfaqësuesi rus. Sipas ambasadorit rus kryesia shqiptare e KS ka treguar mospërfillje flagrante dhe ka përdorur ideologji. “Për fat të keq nuk e ka mundur ta menaxhojë këtë takim.“- tha ai. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama. “Më duhet të them se ardhur nga ju i gjithë ky leksion në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse. Shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zekenski do të flasë? Ju ndalni luftën dhe Zelenski nuk do të mbajë fjalën.”-  tha Rama.