Xhaferraj: Foltorja e Berishës fitoi përballë Bashës

166
Sigal

Ferdinand Xhaferraj u shpreh në “Open” se Basha dha dorëheqjen nga rezultati i 6 marsit.

Megjithatë ai shtoi se Foltorja e Berishës edhe pse fitoi karshi Bashës, humbi thellë përballë Ramës.

“S’duhet të ngelemi tek problemet e të shkuarës. Duhet hapur rruga drejt bashkimit. Nuk ka pasur tendencë të mbyllë gjënë. Po pamë nga e shkuara, do mbyllet dhe e ardhmja. Basha iku se mori rezultat ndëshkues me 6 mars. Foltorja fitoi ndjeshëm në krahasim me ne, por u mund ndjeshëm nga Rama. Në raport me Ramën, të dy bashkë nuk e mundëm dot. Po nga ata do mbajë njeri përgjegjësi që u mundën nga Rama?,” u shpreh ai.

“Kur ju thashë që kaluam një ëndërr të keqe, ne ishim para një problemi të madh se kishim një kryetar partie që donte të ishte përjetësisht aty. Dhe nuk zbatonte rregullin që kryetari jep dorëheqjen kur humb. Ne ndërtuam statutin e ri, që parashikon kur kryetari i partisë humbet zgjedhjet e përgjithshme largohet pa kthim,” tha Ristani.

“Berisha që ka humbur 3 herë zgjedhjet do rikandidojë?,” pyeti Xhaferraj.

“Kur të vijë koha do diskutohet,” u përgjigj Ristani.