Xhaçkës i bie “Bingo”, firmos VKM për hotelin e burrit në Himarë

399
Sigal

Ministrja Olta Xhaçka firmos vendimin e qeverisë për ti falur bashkëshortit të saj tokë shtetrore në bregdet, madje edhe bregdetin buzë hotelit në zonën më të lakmueshme të Mesdheut në Gjilekë të Himarës. Kompania është ngritur tre muaj pas vendimit për investitorët strategjikë. Reagon burri i Xhaçkës: Nuk është konflikt interesi, se jamë burri i ministres. Unë nuk po ndërtoi vila, po ndërtojë Hotel

Të dhënat tregojnë se kjo kompani është themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik, që ndryshe nga sa sugjeron vendimi i Këshillit të Ministrave, është kompania me emër të ngjashëm, AG.TTC Sh.p.k – në pronësi 100% të bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka.‘Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët,’ -tha Gaçi

 

Një qeveri mblidhet dhe merr vendim për t’i falur tokën shtetërore në bregdet e madje edhe vetë bregdetin një anëtari të saj. Nuk është imagjinatë. As ndonjë ndodhi në republikat afrikane. Është ngjarje reale në mes të Europës. Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi një vendim, i cili i fal për 30 vjet një sipërfaqe të madhe bregdeti në Gjilekë të Himarës një kompanie të quajtur AGTÇ Hotel Management. Kompania do të ndërtojë aty një resort të pagëzuar me emrin Dreamades Luxury Suites.

Më parë, në mars të vitit të kaluar, ky subjekt ka marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike edhe statusin e investitorit strategjik. Por kush qëndron pas AGTÇ Hotel Management?

Sipas ekstraktit nga Qendra Kombëtare e Biznesit, pronare e kompanisë AGTÇ Hotel Management është një shtetase amerikane nga Massachusettsi e quajtur Tauni Lin Grzych-Sutton. Pa asnjë eksperiencë në biznes dhe pa burime të njohura financiare për të ndërtuar resort, 30 vjeçarja nga Massachusettsi ja ka dalë të marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare e madje të marrë falas një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar në Gjilekë të Himarës. Bingo.

Pyetja që lind natyrshëm është: “Cili është çelësi i suksesit për studenten amerikane të Epokës? Dhe përgjigja është e thjeshtë. Zonja Sutton është thjesht një koperturë, që maskon pronarin real që po gllabëron bregdetin e Himarës. AGTÇ Hotel Management është themeluar në 25 qershor të vitit të kaluar. Veprimet për regjistrimin e saj në QKB janë kryer nga Iris Erebara. Zonja Erebara është juristja e kompanisë AG. TÇ, që zotërohet nga Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Por lidhjet nuk mbarojnë këtu. Adresa e kompanisë AGTÇ Hotel management është në një dyqan në pallatin Kristi-Co, që gjendet në Rrugën’Dervish Bej Mitrovica sipas mcn.’ Në të njëjtën adresë, në të njëjtin dyqan gjenden edhe dy kompani të tjera. Ato quhen Peninsula Development dhe Generate.

Peninsula Development ka administrator shtetasin Idlir Lopçi, që është njëkohësisht edhe ish administratori i kompanisë AG. TÇ, që zotërohet nga familja e zonjës Xhaçka. Kompania tjetër Generate zotërohet nga Andi Canaj. Ky është punonjës i kompanisë AG TÇ të Artan Gaçit. Të paktën ka qenë deri në qershor të vitit të kaluar kur ka kryer veprime në emër të kësaj kompanie.

Në fakt Peninsula Development, Generate dhe AGTÇ Hotel Management janë satelitë të pronarit real, që po merr tokën në bregdetin e Himarës. Ajo është kompania AG. TÇ në pronësi të familjes së ministres së Mbrojtjes. Madje së fundmi kjo kompani ka shtuar në vendet ku ushtron aktivitetin edhe adresën Gjilekë Himarë, pikërisht në vendin ku do të ndërtohet resorti Dreamades Luxury Suites. Për ta thënë më shkurt. Edi Rama shpalli investitor strategjik ministren e tij të Mbrojtjes dhe një ditë më parë i fali edhe tokën shtetërore në bregdet. Aty ku do të ndërtohet resorti luksoz. Ndoshta me burim financimi të ardhurat nga paga.

 

Burri i Olta Xhaçkës: Jam investitori strategjik, nuk është konflikt interesi meqë jam burri i ministres

Nga Blerina Gjoka

Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në vendimin e qeverisë, ‘AGTTC Hotel Management’ sh.p.k, cilësohet si investitor strategjik. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB, kjo kompani figuron në pronësi të shtetases amerikane, Tauni Lin Grzych-Sutton.‘Bashkia Himarë ka detyrimin që brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik ‘AGTTC Hotel Management’ sh.p.k, me NUIS M11825022K, të lidhë kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet e destinacionin e kërkuar nga subjekti, të lejuara me vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe të konfirmuara më tej nga Bashkia Himarë,’ shkruhet në vendim.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kjo kompani është themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik, që ndryshe nga sa sugjeron vendimi i Këshillit të Ministrave, është kompania me emër të ngjashëm, AG.TTC Sh.p.k – në pronësi 100% te ish-deputetit socialist dhe bashkëshortit të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.‘Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët,’ tha Gaçi për BIRN dhe shtoi se sipas ligjit, ‘më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët’. Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme ngre shqetësime për konflikt interesi. Gaçi i tha BIRN se për këtë arsye ai kishte futur në mes kompaninë ‘AGTTC Hotel Management’.‘Por, pikërisht për të shmangur këtë konflikt interesi, unë gjeta një kompani tjetër me përvojë në këtë fushë, e cila do të marrë në menaxhim hotelin dhe plazhin dhe unë jam thjesht investitori,’ shpjegoi Gaçi. ‘Kam folur me shumë juristë për këtë,’ shtoi ai, ndërsa pranoi se kompaninë e Tauni Lin Grzych-Sutton e ‘ka përzgjedhur ai. Sipas Gaçit, mes kompanisë së tij dhe ‘AGTTC Hotel Management’ është bërë një kontratë, ku njëra do të bëjë investimin dhe tjetra menaxhimin. BIRN kërkoi koment nga Këshilli i Ministrave përmes drejtorit të Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga, nëse ky vendim ishte në konflikt interesi, por nuk mori një përgjigje deri në botimin e këtij shkrimi.

Kompania ‘AGTTC Hotel Management’ është regjistruar në QKB me 25 qershor 2021. Veprimet e regjistrimit janë bërë me prokurorë nga juristja Iris Erebara, e cila është gjithashtu juriste e kompanisë  ‘AG.TTC’ Sh.p.k në pronësi të Artan Gaçit.Gaçi këmbënguli se nuk kishte pse të penalizohej për të bërë biznes pse është bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, ndërsa theksoi se nuk e shihte si problem që kompanitë kishin të njëjtën juriste.‘Nuk ka lidhje, juristja ime Iris Erebara ka asistuar kompaninë amerikane që të bëjë regjistrimin në QKB,’ tha ai. ‘Nuk ka asnjë abuzim këtu, thjesht po vuaj pasojat që jam burri i ministres.’