Reforma Zgjedhore është kthyer në fokusin e diskutimeve në Shqipëri. OSBE/ODIHR deklaroi se vetëm zbatimi i rekomandimeve të saj dhe konsesusi i aktorëve që kanë mbështetjen e votuesve, do të jetë i pranueshëm nga ne. Në demokraci sigurimi i 84 votave të “sajuara” nuk është bindës. Pa deklaratës së Bashës për reformën reagon Gjekmarkaj: Na argëtoi qerratai, e kërkonin tek njerëzit e humbur
Nga Lezha, pas një mbledhje qeverie, kryeministri tha se do të kërkoj të sigurojë 84 vota pa menduar shumë për konsesusin
Reforma Zgjedhore është kthyer në fokus të diskutimeve në vend. Në një reagim së fundmi, OSBE, thekson se qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit. “Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. OSCEinAlbania qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit. Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme.” u tha në reagimin në rrjetin X të OSBE. Qartazi prezenca e OSBE/ODIHR i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Kryeministri paralajmëroi se mund ta kalojë i vetëm Kodin Zgjedhor, teksa u shpreh se nuk ka ndërmend të presë opozitën në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore. Pas mbledhjes së qeverisë në Lezhë, Rama dha sinjal të qartë se ai do të kërkojë të sigurojë 84 vota për kalimin e ligjit, pa menduar shumë për konsensusin. Parlamenti në Shqipëri ka disa muaj që është në kaos. Për kalimin e ligjeve të rëndësishme duhen 84 vota, ku opozita e Bashës duket se do të jetë më e mundshme për të bashkpunuar me Ramën. Ky i fundit tha nga Lezha se: “Nuk numërojmë dot 84 veta në 70 e kusur karrige që kemi në parlament, për 84 vota duhen 84 karrige, kështu që sigurisht që për të arritur numrin magjik, duhet të gjesh rrugë ndërveprimi.”
Heq dorë vullnetarisht nga imuniteti, Lulzim Basha: Jam kujdesur për të ruajtur imazhin e Berishës
“Partia Demokratike duhet të ecë përpara dhe të lë pas të shkuarën, jo ta shkeli atë” – kështu tha ndër të tjera në një konferencë për shtyp pas një kohe të gjatë pa dalë para mediave Lulzim Basha, i cili iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve. Ai tha se ishte kujdesur shumë për imazhin e Berishës. Basha tha se vendimi i tij për të përjashtuar Berishën ishte një vendim që shpëtoi Partinë Demokratike dhe orientimin e saj euroatlantik. “Sa kam punuar unë me Berishën nuk kanë punuar këta, sa jam kujdesur për të ruajtur imazhin e tij… Ishte një moment që duhet të vendosja mes mirënjohjes dhe shtëpisë së demokratëve. Po të mendoja për veten time, sot s’do kishte Parti Demokratike zyrtare euroatlantike, pro perëndimore. PD, do të ishte e gjitha e pashpresë e tretur, siç është rithemelimi, pas vendimeve të tmerrshme që ndërmori i pari i tij,”,- tha Basha. “Qëndrimi i Partisë Demokratike është që drejtësia të bëjë punën e saj pa u ndikuar. Dhe për këtë arsye kam çuar në Parlament heqjen përfundimtare të imunitetit. Si rezultat kemi rastin Arben Ahmetaj. U deshën dy javë procedura për heqjen e imunitetit, kohë e mjaftueshme për t’u arratisur. Sot dua të komunikoj për heqjen vullnetare dorë nga imuniteti”.
Nënkryetari i Kuvendit ironi ndaj Lulzim Bashës: Na argëtoi qerratai… e kërkonim te njerëzit e humbur
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj me nota të holla ironie, e ka konsideruar si tepër argëtuese daljen publike për herë të parë pas shumë kohësh të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Një konferencë shtypi me një protagonist që për një çast na shkëputi nga realiteti. Na argëtoi qerratai. Na kishte marrë malli. E kërkonim në emisionet televizive për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq. Qeshte, bënte grimasa, mërzitej, qeshte prapë. Nuk thoshte asgjë në rastin me të mirë, nuk dinte çfarë thoshte shpesh. Të gjallët i vdiq , të vdekurit i ktheu përmbys. Të dhimsej në vetëposhtrimin e tij si shërbëtor i marrë peng nga ambicja e tij për të mbetur dikush kur gjithmonë ka qënë askush. Shaka e fatit që kërkon reflektim të thellë që lideri nuk klonohet, nuk rritet në epruvetë, nuk zgjidhet për mungesën e cilësive! E kundërta do na e kishte shmangur këtë keqardhje për një investim të rremë që kemi bërë në shumë vite. I la të zhgënjyer të gjithë! Ata që po e përdorin për cilësinë e ulët të aktrimit po kaq ata që prisnin një vrasje ndërgjegjeje apo pak ndjenjë turpi për kohën, mundin sakrificat, shpresat që ju vrau me kotësinë e tij gjenetike! Një gjë ra në sy, që nuk kishte ndryshuar paaftësia për t’u skuqur apo zverdhur!”- shkruan Gjekmarkaj.




















