Petrit Vasili: Kryeministri shfajësohet përmes ambasadorit Lu, sa turp

477
Kreu i deputetëve të LSI-së, Perit Vasili ka reaguar sot për fjalimin e kreut të qeverisë, Edi Rama lidhur me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Postim i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
“Kryeministri shfajësohet përmes ambasadorit Lu, sa turp!
Kryeministri përgjegjësi i vetëm për kriminalizimin e qeverisjes dhe shkatërrimin e imazhit te vendit i zene ne faj te rende politik shfajsohet duke shperdoruar emrin dhe autoritetin e perfaqesimit te ambasadorit amerikan ne Tirane z.Donald Lu.
Ja ç’tha sot kryeministri ne parlament:
“Nëse do të kishte diçka të vërtetë për Fatmir Xhafën, do të kishte folur miku ynë i shtrenjtë dhe i pranishëm në mjedisin tonë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu.”
Asnje dhe askush nuk i jep dot asnje alibi apo shfajsim pushtetit kriminal te Kryeministrit.
Amerika e parimeve te shkelqyera demokratike,qe nga george Washingtoni e deri tek Donald Trump, nuk u ka dhene kurre alibi, por u treguar vendin autoritareve te vertete dhe atyre qesharake,pushteteve te droges dhe atyre antidemokratike.
Eshte koha dhe shqiptaret po presin qe amerika t’i prije ketij misioni edhe ne Shqiperi ne keto dite te veshtira kur kryeministri ka mbjelle me krim zyrat e qeverisjes”.
Sigal