Xhaçka: Koordinim paraprak për të evituar problemet

564
Koordinimi paraprak është i rëndësishëm për parandalimin e pasojave në rast përmbytjeje. Kështu deklaroi dje, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila inspektoi situatën e krijuar nga përmbytjet në Levan të Fierit. “Duhet të mësojmë nga eksperiencat ndër vite. I kam kërkuar Emergjencave Civile dhe Institutit Gjeologjik Ushtarak të identifikojnë të gjitha zonat me probleme në kanalizime, kolektorë etj, për të pasur një situatë të qartë. Masat për të ardhmen duhen marrë nga realiteti sot”, tha ajo, në një deklaratë për mediat. Lidhur me dëmtimin e disa urave të ndërtuara nga FA, Xhaçka kërkoi që “bashkitë të mos neglizhojnë në cilësinë e ndërtimit të këmbëve të urave”. “Forcat e Armatosura vendosin elementet ‘bailey’ mbi bazamentin e ndërtuar nga bashkitë”, sqaroi ajo. Prej fillimit të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes ka marrë nën vartësi edhe strukturat e Emergjencave Civile, që më parë ndodheshin në Ministrinë e Brendshme.
Sigal