“Vuri firmën për shkarkimin e Presidentit”, Ylli Dylgjeri ironizon: Majko e kaloi herësin!

251
Sigal

Ditën e sotme, grupi parlamentar socialist nisi fillimin e procedurave për shkarkimin e Presidenti Ilir Meta. Për këtë ishte e nevojshme një kërkesë e firmosur nga 50 deputetë të parlamentit, ku mes tyre ishte dhe Pandeli Majko.

“Me firmën për shkarkimin e Presidentit Meta, edhe Pandeli Majko e kaloi herësin e….budallait.”,- ka ironizuar me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, gazetari Ylli Dylgjeri.

Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Majko e kaloi herësin!
Me firmën për shkarkimin e Presidentit Meta, edhe Pandeli Majko e kaloi herësin e….budallait.
Si patriot shule e shpëtoi Atdheun! Thonë se çdo budalla e ka planin e Tij për ta shpëtuar atdheun…