Tedi Blushi: Të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund

191
Sigal

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, shprehet se procesi zgjedhor dhe ankesat për 25 prillin duhet të ndiqen deri në fund, sipas ligjit.

Në një reagim në të shpërndarë në rrjetet sociale, Blushi shprehet se administrimi i procesit zgjedhor është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive.

“Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.

Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.

Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive”,- shkruan Blushi.