Pulat kancerogjene futen në Kakavijë dhe mbërrijnë në Tiranë me urdhër të “gjelave” të AKU

411
Sigal

Drejtori i ri i AKU, duhet të skanojë çdo akt-kontrolli, për të pastruar atë
kontingjent vartësish të molepsur prej krimit ushqimor

 Arjan ZADRIMA

 

Gazeta Telegraf/ Denoncimeve të shumta, të bëra prej “Telegraf” lidhur me importin e
produkteve ushqimore kancerogjene me etiketa fallco dhe me kontrolle fiktive të
hartuara nën afshin e  bakshisheve prej
shefave e kontrollorëve të AKU në PIK (kufi) e në dogana dhe të lejuara të
kalojnë kufirin e të futen në Shqipëri me urdhër të drejtuesve të AKU të
urdhëruar prej bosëve të këtij tregu vrasës, u kanë bërë karshillëk disa agallarë
të kollarisur në kupolën e AKU, të gjezdisur nëpër poste drejtorësh me jaka
politike të çdo pushteti. Mohimin dhe paraqitjen e tregut, të importit e të
prodhimit ushqimor si “tepër të sigurt”, duket se e hedh poshtë një denoncim i
bërë dje “me zë e me figurë” në gazetën “Telegraf”, prej një punonjësi dogane në
Tiranë, i cili zbardhi të plotë skandalin e futjes në Pikën Kufitare të Kakavijës,
të një mauneje me ngarkesë 24 ton pula të skaduara, të ngordhura, të kalbura e
kancerogjene, të blera në tregun grek, me 3 origjina malli e shteti fallco dhe
në gjuhë të huaja. Sipas denoncimit të bërë, mësohet se pulat kancerogjene kanë
hyrë përsëri para 1 jave në pikën kufitare në Kakavijë, më të njëjtin mjet
transporti, me të njëjtit shefa kufiri e dogane në turn. Fillimisht ka pasur
hezitime për të mos lejuar kalimin. Por pas disa telefonatave të bëra brenda
veturave luksoze të oficerëve të kufirit dhe doganës, “çuditërisht” maunes i është
bërë shenjë nga policia kufitare e doganore greke, që të lëvizte drejt
territorit shqiptar! Në pikën e kontrollit kufitar e doganor, maunia e mbushur
me pulat kancerogjene, të cilat shiten dhe gatuhen si ushqim shqiptarëve, nuk u
kontrollua as formalisht si “rit” administrativ e kufitar, se çfarë ngarkese
kishte. Ajo u lejua të futej në pikën e kufirit shqiptar, pasi dorëzoi një “dorë”
letrash të cilave iu vendosën brenda në veturë, disa vula e firma nga kontrollorët
policorë e doganierë të kufirit, duke i dhënë edhe një kopje shoqëruesit të
mallit. Pasi nderoi si “Duçja”, shoqëruesi i mallit hipi në maune dhe urdhëroi
shoferin të nisej shpejt drejt territorit shqiptar! Para dhe prapa maunes, nisën
të ecnin dy automjete tip “Jeep”, të cilët dukej se e prisnin “maunen e pulave”
në Kakavijë. Sipas denoncimit të doganierit, ngarkesa ishte 24 ton “pula me
rrezik kancerogjen”, të cilat duheshin groposur në vendin nga erdhën, por që u
lejuan të futen në tregun shqiptar, për t’u përdorur në tregun e shitjes dhe
gatim-konsumit masiv prej pjesës së popullatës së varfër në Shqipëri! Kjo
ngarkesë, kishte destinacion fundor Tiranën, ku u zhdoganua pa asnjë vështirësi
prej kontrollorëve të Doganës Tiranë. Sipas denoncimit, doganierët tentuan të
bllokojnë pulat, por pas presionesh nga shefat e tyre, u penguan të bënin detyrën.
“Pulat” morën vulën e sigurisë edhe prej kontrollorëve të AKU, për të cilët
thuhet se janë urdhëruar të plotësojnë akt-kontrollin me shënimin “të sigurta,
me etiketat të rregullta, me origjinë të vërtetuar, me raport veterinar të
rregullt nga vendi i blerjes, me vlerësim risku konformë ligjit e standardeve
dhe me vlera ushqyese të plota e me jetë-gjatësi në treg, sipas kërkesave
ligjore të sigurisë ushqimore”! Kush urdhëroi, që pulat kancerogjene e të ngordhura
të “rilindnin” dhe të kalonin pikën kufitare e doganore Kakavijë? Po në doganën
e Tiranës, kush i certifikoi si të sigurta e pa risk për konsumatorin? Sipas të
dhënave që disponojmë dhe që pas konfirmimit të plotë do t’i publikojmë,
shenjat paraprake tregojnë se urdhrin për të lejuar pulat e kanë dhënë “gjelat”
e AKU, me urdhër të disa shtetarëve e politikanëve “mavi” që zhvillojnë
biznesin e tregut e të konsumit të këtyre pulave kashtë, kancerogjene, të fryra
me injeksione kimike, duke i futur ato për konsum nëpërmjet tenderëve edhe në
shërbime publike si spitale, burgje, konvikte, azile pleqsh, qendra sociale, në
jetimore, kopshte e çerdhe fëmijësh. Maunia me pula kancerogjene që vrasin
shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, futur 1 javë më parë në Kakavijë , nuk është
rast i veçantë, por linjë e rregullt dhe e mbrojtur transporti, që ushtron këtë
biznes ushqimor kriminal. Sipas burimeve tona, konfirmohet se e njëjta maune,
me të njëjtën sasi pulash është futur në Shqipëri edhe 2 javë më parë e…
shumë herë të tjera!

Fakti/ 90% e pulave në tregun shqiptar janë plehra kancerogjene

 

Tregu shqiptar ka pula kancerogjene. Ka pula pa asnjë vlerë ushqimore, ka
pula të fryra e të forcuara me injeksione kimike! Ka pula me mish, që u
zbërthehet edhe me ujë dushi! Ka pula, kockat e të cilave janë kalbësira! Fakti
është ky: 90% e pulave në tregun shqiptar janë plehra kancerogjene. Këto pula
plehurina e vrasëse, pa asnjë vlerë ushqyese, paketohen e etiketohen jashtë
kufirit dhe brenda Shqipërisë, me të dhëna sikur janë me standarde të tregjeve
të vendeve të BE dhe u shiten shqiptarëve! Madje, ka edhe sasi tonelata pulash
që u falen prej tregut e pularive të botës së tretë e të disa vendeve të BE si
mbeturina, të cilat maskarenjtë e tregut shqiptar i fusin në tregun tonë, duke
i certifikuar si të sigurta e me vlera ushqyese prej shefave dhe kontrollorëve
të AKU në PIK (kufi) dhe në depot e shumicës.

AKU, kontrolle vetëm kur “del tymi qofteve” të rrugës, asnjë “trokitje” në
bizneset e shefave të saj

 

Më mirë të mos kesh fare Autoritet Kombëtar të Ushqimit (AKU) me 450
drejtorë, zyrtarë, inspektorë, laborantë, juristë e deri magazinierë e blloqe
gjobash që mbushen e grisen kur paguhet ryshfet dhe që nuk grisen kur nuk
paguhet ryshfet, se sa të kesh këtë institucion të mbushur me individë “dru me
pre” e “bisht qeni” që përlajnë miliona lekë paga, dieta e tollona karburanti
për shërbime fallco, të punësuar jo si specialistë e njerëz që duan punën, por
si zvarranikë me tesera partie, të cilët me vullnet e pazare të lira të
paligjshme me subjektet ushqimore prodhuese, importuese e tregtuese lejojnë dhe
fshehin krimin ushqimor vrasës të popullatës në treg. Bëjë gjoja sikur mbrojnë
konsumatorin, por në fakt pasurohen duke vjedhur miliona ryshfet nga subjektet
me presione e kontrolle fiktive dhe për të mbuluar këtë abuzim, ata dalin në
aksione kontrolli po fiktive, vetëm kur u dekonspirohen krimet në media, kur u
kërkohet llogari nga shefat në ministri dhe kur u duhet të mbushin dosjet me
letra gjoja kontrolli. Mjafton të shikosh faqen zyrtare të AKU dhe konstaton se
ky aksion “flakë kashte” i AKU, përfundoi me kontrollin e 32 zgarave të qofteve
në 12 qarqet e vendit, ushtruar nëpër periferi të qyteteve, ku sipas njoftimeve
janë bllokuar vetëm 3 zgara, 1 kioskë dhe janë paralajmëruar me këshilla
shoqërore 7 prodhues qoftesh “për thyerje të rregullave” në prodhim qoftesh jashtë
standardit të përbërjes, vlerës ushqimore, sigurisë, cilësisë dhe higjienës së
bodrumit ku u kapën duke u prodhuar për në zgarat ku ishin duke u shitur. Po
kështu, përveç dyqaneve të mishit të shefave të AKU në Tiranë, u kontrolluan 12
kasapë rruge e kioskash, të cilët u porositën “të kenë kujdes së mos i filmonte
kamera e fshehtë”. Me kaq aksioni u mbyll, pritet publikimi i ndonjë skandali
tjetër me qofte, mish e qumësht, që të rinisin kontrollet…