Ish-deputeti i PS, Taulant Dedja: Edi Rama kërkon të shkarkojë Presidentin, institucionin e fundit që nuk kontrollon Klika e Surrelit

409
Sigal

Ditën e sotme, grupi parlamentar socialist ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidenti të Republikës, Ilir Meta. Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka reaguar për këtë çëshjte dhe ish-deputeti i PS, Taulant Dedja, i cili tha se për të larguar vëmendjen nga krimi zgjedhor i Ramës, duhet shkarkuar Presidenti, institucioni i fundit që nuk kontrollon Klika e Surreli.

Reagimi i plotë i Taulant Dedjës:

Që të mbulohet pisllëku i Yuri Kim, që të largohet vëmendja nga krimi zgjedhor i Edi Ramës, duhet shkarkuar Presidenti, institucioni i fundit që nuk kontrollon Klika e Surrelit.
Jo regjimit të ambasadorëve!