Vullnet Bilbili: MANDATI I KATËRT I PS!

171
Sigal

Në këtë fushatë zgjedhore për të zgjedhur krerët e PS në të 61 bashkitë e Shqipërisë, fjalia që dëgjojmë më shpesh nga drejtuesit politik të 12 qarqeve, nga deputetët dhe nga kandidatët për kryetar të PS në çdo bashki është:
“Duhet t`i japim PS dhe Edi Ramës mandatin e katërt qeverisës”
Shumë e drejtë, në fund të fundit ky është objektivi madhor i PS, sigurimi prej saj i mandatit të katërt qeverisës!
Por për këtë kam dy pyetje dhe konkretisht:

1- Si fitohet mandati i katërt?
2- A ndikon aftësia e kandidatit që do të përzgjidhet kryetar në fitoren e mandatit të katërt?

Për pyetjen e parë përgjigjen po e jap vetë.
Mandati i katërt fitohet nëse administrata dhe qeverisja lokale dhe qëndrore punojnë për të zbatuar me transparencë buxhetin dhe programin qeverisës duke i dhënë mundësi popullit t`i gjykoj pozitivisht për punën që ato bëjnë.
Vlonjatët janë të kënaqur me punën e qeverisë dhe të KM Rama, por nuk themi dot të njëjtën gjë për bashkinë dhe institucionet e tjera shtetrore. Shumica e tyre nuk janë në lartësinë e duhur dhe kanë krijuar hendek të madh me qytetarët që kanë nevoj për shërbimet e tyre.
Me fjalë të tjera dua të them që veç qeverisë, administrata lokale luan një rol të madh në sigurimin e mandatit të katërt.
Sa më shumë cilësi shërbimi të ofroj administrata, aq më e madhe është mbështetja e vlonjatëve për PS dhe qeverinë e saj!

Pyetja e dytë:
A ndikon cilësia e kandidatit që do përzgjidhet kryetar i PS në fitoren e mandatit të katërt?

Në Vlorë për të fituar kreun e PS garojnë dhjetra kandidatë, të cilët kanë karakteristikat e tyre që i dallojnë nga njeri tjetri.
Çdo kandidat ka një veçori pozitive që nuk e kanë kandidatët e tjerë dhe nëse të gjitha këto vlera bashkohen në një të vetme, atëherë fitorja e mandatit të katërt është edhe më e sigurt.
Por kush do i bashkoj të gjithë kandidatët? Unë mendoj se bashkimi i tyre bëhet vetëm nga ai kandidat që do të vendosi prioritet interesin e PS dhe të vlonjatëve në radhë të parë dhe jo interesat personale apo të një grupi të caktuar.
Për hir të së vërtetës, prej më shumë se dy muaj dëgjojmë nëpër Vlorë që gara është fasadë dhe se kryetari i ri i PS është i paravendosur.
Personalisht mendoj që kjo s`është gjë tjetër veçse një thashethem i përhapur nga grupe të caktuara brenda radhëve tona të cilët kërkojnë të zgjatin ndikimin e tyre në PS nëpërmjet kryetarit që ata dëshirojnë të zgjidhet.
Arsyeja ime e ka përjashtuar mundësinë e të qënit i vërtetë ky thashethem edhe për faktin se kjo nuk është sfidë e një individi por bëhet fjalë për interesa më të mëdha, bëhet fjalë për interesin i Vlorës dhe të vlonjatëve, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të cilat nuk mund të mbrohen nga njerëz të rastësishëm por ato mbrohen nga njerëz që kanë dhënë prova të ndryshme në betejat e mëparshme ekektorale.
Si konkluzion, kryetari që do të zgjidhet duhet të përfaqësoj vlerat më të mira të anëtarësisë së PS, të dojë Vlorën dhe vlonjatët, t`i presi ata në çdo kohë, biles të shkoj vetë tek ata dhe t`i pyesi për hallet e tyre dhe si mendojnë ata se mund të zgjidhen ato.
Duke qenë se aftësia e kandidatit që do të zgjidhet kryetar ndikon shumë në fitoren e mandatit të katërt, kam bindjen e padiskutueshme që komisioni i posaçëm që organizon dhe monitoron këtë proçes zgjedhor, pas dëgjimit të platformave të çdo kandidati, do të dijnë të bëjnë një selektim të drejtë të kandidatit apo kandidatëve më të mirë, duke hedhur poshtë çdo dyshim tonin se gara është e paravendosur!!!!

Suksese të gjithë kandidatëve!
Fitoftë më i miri!
Fitoftë PS🇦🇱