Dr. Selman  Mëziu: Drinit plak po i marrin frymën gërmimet e privatit

253
Sigal

 

Po i zhvaten shpatit muranë shkëmbore qindra e qindra metro kub dhé e zhavorre të prodhuara nga eskavatori e dinamiti, të cilat pa dyshim do t’i marrin frymën Drinit. Pyetja shtrohet: Ku do të shkojnë këto qindra e qindra, ndoshta edhe mijëra metro kub materiale të ngurta?

 

 

Kjo ka ndodhur edhe dhjetra vjet më parë. Dhe vërtet i kanë bërë disa diga për të prodhuar energji elektrike. Por duke shikuar me kujdes se çfarë plagësh po i shkaktohen  shpateve të tij pothuajse të virgjëra, habitesh, revoltohesh në gjysmën e parë të vitit 2022. Për qindra metro kub dhe e gur, që po ndalojnë rrjedhjen e qetë të ujit të tij. Ato janë prodhuar në shpatin e djathtë me pjerrësi edhe mbi 90  %. Po çfarë po ndodh vallë?

Po hapet një udhë automobilistike, e cila fillon zbritjen së paku nga lartësia 500 m dhe pasi merr një kthesë të fortë fillon zbritjen në pyll dushkajash. Pastaj merr një kthesë tjetët të fortë, kalon në një shpat krejtësisht shkëmbinjsh gëlqeror duke vazhduar zbritjen e ëmbël. Ndoshta për të takuar shtratin e rrjedhjes së ujit të Drinit plak. Ndoshta për ‘’kërkime gjeologjike,,!

Nuk duam të gjykojmë se si mund të ndërtohet një udhë e tillë automobilistike në shpate të tilla gurë gëlqeror me pjerrësi pothuajse si një mur. As për skarpatat, që mund të shkojnë edhe 20 -40 metra të larta. Por, na shqetëson fakti se materiali i gërryer i trasesë nuk trasportohet në pika depozitimi. Ligji duhet të jetë i tillë. Sigurisht. Kontrata e formuluar dhe firmosur nga Ministrja Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë duhet të jenë shkruar. Edhe se Qeveria Rama është firmëtarja e disa konventave ndërkombëtare për ruajtjen e mjedisit: këtë kushdo e di. Po  zbatimi i tyre ku vajti?

Mirë por, e çuditshme, e pabesueshme, por ja që udhëtimi i disa dibranëve më 09.06.2022 na zbulon fakte ogurëzeza për natyrën, Drini plak, por…..Gërmimet me paratë e kontraktuesve, por edhe të taksave të shqiptarëve të varfër hidhen skarpatave pa pikën e kulturës, rregullave apo mëshirës të bimësisë shkurrore, që ka mbirë në këta shkëmbinj.

Problem tjetër që na shqetëson është se; puna është në vazhdim, për të shkuar në vendin e caktuar nga projektuesi. Ndërsa do t’i zhvaten shpatit muranë shkëmbore edhe qindra e qindra metro kub dhé e zhavorre të prodhuara nga eskavatori e dinamiti, të cilat pa dyshim do t’i marrin frymën Drinit plak. Pra ato do të mbushin shtratin e tij që sipas matjeve nga fillimi i digës e deri te  ura  e Dodës ka një gjërësi vetëm 32 m.

Pyetja shtrohet: Ku do të shkojnë këto qindra e qindra, ndoshta edhe mijëra metro kub materiale të ngurta? Uji me enrgjinë e tij të rrjedhjes do të fillojë t’a kundërshtojë me forcën e tij të energjisë potenciale, duke e transportuar përgjatë shtratit të tij. Po deri ku vallë? Kuptohet sipas madhësive të zhavorrit  dhe sasisë të prurjeve të Drinit plak!  Pas jo më shumë se 10 km, ai përfundon në liqenin e Fierzës.

Një ndërmarrje private, që ka kontratë me shtetin shqiptar, për punime gjeologjike (së paku kështu thuhet) po i shkurton jetë- gjatësinë liqenit të Fierzës, i cili është përfunduar në vitin 1978 me një gjatësi prej 70 km. Ndërsa dimë, njohim studimin e inxhinierit të mirënjohur të pyjeve, Haki Kola gjashtëmbëdhjetë vjet më parë në ‘’Vdekja e fshehtë e Fierzës.,, do të shkruante:‘’Një tjetër burim për erozionin, ish-Instituti i Studimit të Tokave, konfirmon që për çdo vit në shkallë vendi humbasin deri 40 tonë/ha shtresë toke dhe në vende të ndjeshme ndaj erozionit deri 100 tonë/ha. Nëse aplikohet në sipërfaqen prej 1.182.900 ha, që është sipërfaqja e basenit të Fierzës, del që në liqen vijnë 40 – 100 milionë tonë mbushje në vit, që  nëmoshën 30 vjeçare të liqenit duket se e kanë kaluar sasinë prej 1 miliard m3, groposur në liqen dhe ujit në nivel normali ka mbetur më pak se gjysma e vëllimit të liqenit për t’ustrehuar. Pra, mëse gjysma e liqenit ka vdekur.,,

Përfundimi është i qartë. Kur dihet me siguri të plotë, pra probabilitet qind për qind, nga të dhënat e deritanishme, nuk kemi asnjë ndërhyrje silvikulturore, në shpate, kodra, lugina dhe me ndërtime pritash në përrenjtë, përroskat, që derdhin ujin me materiale të ngurta në perimetrin e liqenit të Fierzës. Përkundrazi po kontribuojmë, për ta mbushur sa më shpejt atë me materiale të ngurta për t’i shkurtuar jetëgjatësinë.

Veprime të tilla tregojn mjaft qartë, se Qeveria Rama 1. 2, e 3, jo vetëm që nuk e ka vënë ujin në zjarr, pra nuk i ka shkuar as ndërmend për ndërhyrje me ligje rregulla, të detyrojë kompaninë energjitike të investojë në shpatet e përrenjtë, që derdhen në Fierze e jo vetëm, por po ndihmon

Me dashjen e saj, me vullnetkeqin e saj, me miopinë e saj, me ndihmën e pakursyer që po u jep oligarkëve, që të hedhin gjithë materialet e ngurta në shtratin e tij që ta mbushin sa më parë liqenin e Fierzës.

Pra po mbytim Dibrën për të bërë hidrocentral të ri me digë 433 m, për ta kthyer sa më shpejt në tokë buke, sipërfaqen liqenore të Fierzës. Çfarë largëpamësie? Çfarë zgjuarsie dhe njohje të situatës energjitike? Kuptohet më së miri se ku përfundojnë taksat e popullit për të dëmtuar të ardhmen e energjitikës e për të varrosur Dibrën. Të gjitha këto parregullsi, shkelje ligjesh nga shoqëria ‘’Bektel,, tregon se qeveria Rama 3 nuk ka aftësi të realizojë një vepër të tillë ku mbart shumë probleme, mjedisore, shoqërore, pronësish, shpërblime pronash, sistemimin e  popullsisë të fshatrave, gjetjen e tokave për varrezat e dhjetra e dhjetra probleme të tjera.

Po analizojmë pak shkatërrimet e mjedisit, të bioekologjisë dhe ekosistemet e virgjëra të natyrës. Traseja e rrugës dëmton  bimësinë natyrore, kafshë, insekte, duke ulur ndjeshëm shumëllojshnërinë biologjike, shëmtuar peisazhet e mosrealizimin e sporteve të ndryshme. Ndërsa në ujërat e Drinit hedhja e vazhdueshme, shqetëson peshqit dhe kafshët e ndryshme ujore. Duke arsyetuar si më sipër dalim në përfundimin se kemi të bëjmë me krime mjedisore të shkaktuar nga mos zbatimin i rregullave e ligjeve për mbrojtjen e mjediseve ekologjike si tregues të një shoqërie të kulturuar.