Voton Erion Veliaj, brenda minutash krijohet radhë në QV

628
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka votuar pak minuta më parë në Parkun Olimpik të Tiranës, së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Çuditërisht në momentin kur Veliaj ishte pranë QV-së u krijua dhe një radhë qytetarësh, ndërsa më herët nga raportimet ky vend, vihej re një prani shumë e ulët qytetarësh.

Gjatë momenteve të pritjes në radhë Veliaj ‘’u kujdes” që të fliste dhe për dhëmbët e të biri me zonjat e pranishme në radhë.

Në komunikimin që pati me gazetarët, Veliaj iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masive në votime, dhe këtë ta bëjnë sa më herët, pasi në kryeqytet janë vënë re radhë të shumta.

‘’Iu bëj thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, këto zgjedhje janë për qytetin, për pastrimin, për çerdhet dhe shkollat. Dua ta falenderoj shumë garuesin tjetër, që është një çun Tirone, ne të dy kemi vendosur që të krijojmë dhe të rrisim familjen tonë në këtë vend”, u shpreh Veliaj. ”Sot do të jetë një ditë e nxehtë, gjeni pak kohë dhe shkoni votoni dhe ju”, iu drejtua Veliaj qytetarëve.