Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet se lëvizte i armatosur dhe me makinë pa targa. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Kristian Buzatu.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjerdani”. Lëvizte i armatosur, me automjet pa targa, vihet në pranga 30-vjeçari. Procedohen penalisht, për moskallëzim të krimit, 2 pasagjerët në automjet. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 2 celularë, automjeti dhe një shumë parash.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale finalizuan operacionin “Gjerdani”.
Në kuadër të operacionit u ndalua në mbrëmje, teksa drejtonte një automjet tip “Fiat”, pa targa, në fshatin Shënkoll, shtetasi i dyshuar, K. B., 30 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrolleve, 30-vjeçarit iu gjet në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.
Materialet procedurale iu refruan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.






















