Vota kundër SHBA-ve/ Trump: Ndihmat nuk shkojnë më për armiqtë e Amerikës. Nikki Haley: Do ta mbajmë mend këtë votim

655
Shqipëria iu bashkua shumicës së vendeve anëtare të OKB-së, të cilat votuan pro rezolutës për shpalljen “nul” të vendimit të Presidentit Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Rezoluta e iniciuar nga Egjipti mori 128 vota pro dhe 9 vota kundër, mes të cilave ishin edhe ajo e Izraelit dhe SHBA-ve. “Në vitin 2016, taksapaguesit amerikanë me bujari i dërguan vendeve qe cituan kundër të drejtës sovrane të SHBA për njohjen e Jerusalemit, më shumë se 20 miliardë në ndihmë. Kjo është arsyeja, pse sonte po i kërkoj Kongresit të miratojë legjislacionin për të siguruar, që dollarët amerikanë të ndihmës së huaj t’u shërbejnë gjithmonë interesave amerikane dhe të shkojnë vetëm tek miqtë e Amerikës, e jo armiqtë e Amerikës”- u shpreh Presidenti Trump para Kongresit. Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i ashpër i SHBA-ve ndaj OKB-së. “Do ta mbajmë mend kur do të kërkohet nga ne të japim kontributin më të madh për OKB dhe do ta kujtojmë kur shumë shtete do të presin nga ne të paguajmë më shumë dhe të përdorin ndikimin tonë për përfitimin e tyre”, tha ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley.
Sigal