Von der Leyen: Ballkani Perëndimor i përket BE-së, qeveritë të garantojnë lirinë e mediave

336
Sigal

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, ka reaguar pas samitit të Zagrebit duke thënë se solidariteti dhe bashkëpunimi do e shërojë më shpejt shoqërinë.

Përmes një postimi në “Twitter” Von der Leyen shkruan se ky samit tregoi se jemi më të fortë së bashku. Sipas saj Ballkani Perëndimor i përket BE-së dhe i bën thirrje qeverive të zbatojnë reformat dhe të garantojnë lirinë e mediave.

“Samiti i sotëm i Zagrebit BE-Ballkani Perëndimor ka treguar se ne jemi gjithmonë më të fortë së bashku. Ne do të ngrihemi më shpejt dhe ekonomitë dhe shoqëritë tona do të shërohen më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim. Nuk ka dyshim, Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”, shkruan Von der Leyen.