‘Do të kemi post coronavirus, masat katastrofike, Kryemadhi: Në dy muaj 60 mijë shqiptarë humbën punën, do kemi depresion ekonomik

325
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një bisedë me gazetarin Nertil Agalliu në Tema Tv, tha ndër të tjera se në këto dy muaj, 60 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës.

Edhe vetë mbyllja e kufinjve që bëri BE, edhe vetë testimi i njerëzve , evidentimi i rasteve pozitive dhe lëvizja e njerëzve që ishin të pastër në mënyrë të drejtpërdrejtë, dezifektimet që do bënin, me 2 javë dëmi në ekonominë shqiptare do të ishte jashtëzakonisht i vogël dhe do të kishte mundësi për të rikuperuar dhe për të ringjallur, për të rifituar kohën e humbur. Sot, në dy muaj janë mbi 60 mijë shqiptarë që kanë humbur vendet e punës. Do të thotë që janë mbi 60 mijë familje që kanë më pak para për të ushqyer familjet e tyre ose s’kanë fare para për të ushqyer familjet e tyre.

Pra situata është alarmante dhe pasojat dhe virusin e vërtetë ne do të ndjejmë virusin e post-coronavirus, që do të jetë depresioni publik për ekonominë shqiptare. Masat kanë qenë katastrofike, kanë qenë skandaloze, një menaxhim nëpërmjet facebook. Unë me thënë të drejtën nuk kam dalë shumë shpesh, por edhe ato 2-3 herë që kam dalë në Skype dhe në lidhje të drejtpërdrejtë kanë qenë në këtë drejtim.

E para për të mos krijuar një panik dhe një depresion të popullata që të gjitha mediat u tmerruar duke bërë sikur kishte rënë një qamet.

E dyta që kërkonte një vetëmenaxhim të pastërtisë, një larje duarsh, prerje thonjsh, moskomunikim me pështyma dhe me frymë të afërt me njëri-tjetrin, pastërtinë dhe higjenë në shtëpinë e secilit nga ne. Për të ngrënë në mënyrë të shendetshme, për të mos mbajtur dieta, sepse ata që kanë pasur probleme më të mëdha kanë qenë ata me probleme plumonare apo ata që përdornin drogëra të ndryshme.

Këto kanë qenë masat emergjente që duheshin marrë. Ne kemi nga data 9 mars deri në atën 24 mars, biznese të mbyllura pa shpalljen e akteve normative për shpalljen e gjendjes së emergjencës apo të gjendjes së jashtëzakonshme. Kush i paguan dëmet në ekonominë shqiptare për këtë gjë?