‘Edi Rama ka frikë nga Briseida Shehaj, ja cila është arsyeja’ / Deklarata e fortë e Kryemadhit

315
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një prononcimi mediatik ku është shprehur se kryeministri Edi Rama ka frikë nga Briseida Shehaj, ish-drejtoreshë e Tatimeve.

Ajo tha se Rama ka frikë pasi Shehaj nuk e ka lejuar kryeministrin të bëjë evazion fiskal ashtu siç bën sot me oligarkët.

“Edi Rama ka frikë nga Briseida Shehaj. Ka frikë sepse Briseida Shehaj nuk e ka lejuar Edi Ramën të bëjë atë evazion fiskal që bën sot me oligarkët e tij, skemën e TVSH-së së fshehur”, tha Kryemadhi.