Vrasja e kushërinjve në Laç/ Gjykata jep vendimin për tre të dyshuarit

683
Sigal

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e arrestit me burg për tre të dyshuarit për vrasjen e Kelvin dhe Jani Jushi, që ndodhi mbrëmjen e 30 Prillit në qendër të qytetit të Laçit.

Markel, Vincent dhe Manuel Bushi janë lënë në burg pa afat, deri në përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e rolit që ka pasur në ngjarje secili prej tyre.

Autorët u vetëdorëzuan në Polici dy ditë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa sherri mendohet se ka nisur pas një ngacmimi në rrjetet sociale.

Seanca e sotme në Gjykatë është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, për shkak se policia i druhet ndonjë hakmarrje të mundshme nga ana e familjes Jushi.