Vokshi ‘i përvishet’ Ramës: Milionat Rama të mos ja japë Vilma Nushit

467
Sigal

Ish-deputetja Albana Vokshi nëpërmjet një postimi në Facebook, i është përgjigjur pretendimeve të Edi Ramës se ne nuk kemi miliarda.

Postimi i plotë i Vokshit:

‘Milionat vërtetë nuk bien nga qielli, siç thotë Edi Rama, por edhe tek Vilma Nushi nuk ka pse i çon. Nëse ka vullnet, Edi Rama ka ku i gjen paratë për të përballuar krizën.

Ligji parashikon mundësinë që kontrata e koncesionit korruptiv dhe të padobishëm e #checkup-it të ndërpritet në raste epidemish. Po kështu të gjitha kontratat e ngjashme abuzive të shëndetësisë, që nuk u shërbejnë qytetarëve, duhen ndërprerë!

Jemi në një #superepidemi, në një #pandemi globale, por Edi Rama vazhdon të zvarritet, që t’i japë sa më shumë miliona të mundet Vilmës dhe ortakëve të tij!’, shkruan ish-deputetja Albana Vokshi.