Mjeku Vargu: Duhet të ishin marrë masa më herët. Të testohen të gjitha rastet e dyshura

408
Sigal

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “News 24”, mjeku Petrit Vargu foli për situatën nga koronavirusi dhe deklaroi se për atë që po ndodh, duhet të ishin marrë masa më herët.

Vargu theksoi se po ashtu duhet që në vend të testohen që të gjitha rastet e dyshuara me koronavirus.

“Jam totalisht dakord me masat që janë marrë, madje duhet të ishin marrë më përpara. Mali i Zi prsh nuk ka asnjë rast, ndoshta edhe për faktin se shteti malazez nuk ka emigracion aq sa Shqipëria. Marrja e masave më përpara do të ishte shumë më mirë.

Duhet TT, tamponim, pra që të gjithë të dyshuarit duhet të bëjnë testin. Ne jemi në Europë dhe duhet të aplkikojnë rregullat më të mira që ekzistojnë. Duhet të mos bëhen gabimet e Italisë. Nëse nuk veprojmë, mund të ndodhë që pas një jave ose dy javeve gjendja mund të jetë shumë më keq”, tha mjeku i njohur.