Vokshi: Bilanci tragjik në miniera, Rama përgjegjës për mungesën e kushteve të nëntokës

421
PD ka bërë përgjegjëse qeverinë për humbjen e dy punëtorëve në minierën e Selishtës në Dibër. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja Albana Vokshi tha se që kur Rama ka ardhur në pushtet kanë humbur jetën 26 persona në miniera.
Duke iu referuar konferencës së sotme të kryeministrit Rama, deputetja demorkate tha se edhe foli një orë, nuk gjeti kohë për të shprehur ngushëllimet.
Albana Vokshi: PD është e tronditur thellë nga vdekja në minierën e Selishtet të Miftar Loshës dhe Albert Loshës. Përcjellim ngushëllimet për familjarët e viktimave.
Por sot është rasti të denoncojmë qeverinë ndaj neglizhencës vrastare. Që pas ardhjes në pushtet të kësaj qeverie 26 familjarë kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës. Ky është bilanci më tragjik i 25 viteve të fundit dhe Rama nuk ka gjetur asnjë minutë kohë për të bërë ngushëllime.
Kur ishtë në opozitë shfrytëzonte cdo ngjarje. Ai braktisi premtimet dhe minatorët. Edhe sot, një ditë pas tragjedisë edhe pse foli para mediave një orë nuk gjeti asnjë moment për të shprehur ngushëllimet.
Rama është përgjegjësi për humbjen e jetëve në miniera për shkak të papërgjegjsmërisë dhe moskrijimit të kushteve në punë.
Sigal