Nisja e sesionit parlamentar, Basha thërret kryesinë e grupit

483
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar më herët një aksion të fortë të opozitës në vjeshtën e këtij viti, të shtrirë në dy rrafshe, në parlament dhe në rrugë përmes protestave.
Aksioni i parë nis me një mbledhje të gjatë të kryesisë së grupita parlamentar të thirrur nga kryetari Basha. Për më shumë se një orë në këtë mbledhje me dyer të mbylluar në selinë blu është diskutuar për aksionin opozitar në kuvendin e Shqipërisë, duke u ndalur specifikisht në qëndrimin që do të mbahet në lidhje me projektet më të rëndësishme.
Burime nga mblehdja e kryesisë së griupit të PD konfirmojnë se në focus të axhendës së oposzitës bnë parlament në sesionine ri mbetet prezantimi I planit të shpëtimit për situatën ekonomike, reforma në drejtësi, procesi I dekriminalizimit dhe shumë ligje e iniciativa të tjera që do të marrin debat politik gjatë kësaj kohe në parlament.
Ndërkaq për aksionin opozitar për protestat e opozitës po punohet me një plan që bashkërendohet me reagimin e së djathtës në parlament e ky plan pritet të konkretizohet hap pas pas hapi nga demokratët. 
Sigal