Schulz-Metës: “Mungesa e bashkëpunimit politik dëmton integrimin e vendit”

450
Sigal

“Mungesa e bashkëpunimit politik është në dëm të integrimit të vendit” Kështu u shpreh kryetari i Parlamentit Europina, Martin Schulz gjatë takimi që zhvilloi me kreun e Kuvendit Ilir Meta në Bruksel.

“Mungesa e bashkëpunimit politik dhe polarizimet e panevojshme në skenën e brendshme politike shqiptare, dëmtojnë integrimin e vendit”, tha Schulz

Nga ana e tij Meta theksoi se Kuvendi do vazhdojë të mbështesë fort e pa vonesa zbatimin e reformës kyçe në drejtësi, dhe shprehu mirënjohjen për mesazhet inkurajuese të Presidentit Schulz gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë si dhe për kontributin e vyer të eurodeputetëve Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, të cilët kanë qenë instrumentalë në inkurajimin e konsensusit dhe dialogut politik në Shqipëri në mbështetje të reformës në drejtësi dhe ligjit të dekriminalizimit.

Në këtë takim Meta shoqërohej edhe nga Ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha.