Gjigandi energjitik ENI, zbulon rezervat më të mëdha të gazit natyral në detin Mesdhe

342
Kompania ENI zbulon thesarin në detin Mesdhe. Gjigandi energjitik ka njoftuar se ka zbuluar pranë ujërave territoriale egjiptiane, rezervat më të mëdha nënujore të gazit natyral.
Sipas ENI-t, depozita nëntokësore shtrihet për 100 kilometra katrorë dhe mund të përmbajë 850 miliardë metër kub gaz.
Pusi ku u bë shpimi, është në thellësi 1450 metra në det, dhe në një distancë prej 190 kilometra nga bregu egjiptian.
Lajmi u bë i ditur në vijim të një vizite të drejtorit të ENI në Kajro, ku u takua me presidentin egjiptian dhe udhëheqës të tjerë.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit italian Mateo renzi, i cili e përshëndeti zbulimin e kompanisë italiane, e cila sipas kreut të qeverisë, i con marrdhëniet mes dy vendeve drejt një epoke të re partneriteti strategjik.
Ndërsa vetë kompania ENI mendon se ky zbulim do të transformojë skenarët energjitikë për Egjiptin, dhe synon që të marrë rolin e prodhuesit fillestar.
ENI radhitet ndër 11 kompanitë më të mëdha industriale të botës, dhe ka zhvilluar aktivitet në Egjipt për dekada me radhë.
Sigal