Vladimir Kosta: Sqarimet do ti bëj pas 21 korrikut

561
Sigal

Deputeti i larguar nga PS, Vladimir Kosta, me anë të një statusi të shkurtër në Facebook ka reaguar pas akuzave pasi deklaroi largimin nga grupi parlamentar i PS, përmes një letre publike. Ai deklaron votën e tij pro Reformës në Drejtësi dhe thotë se do ti votojë ndryshimet kushtetuese sipas rekomandimit të SHBA-së dhe BE-së.

“Duke marrë shkas nga shpifjet dhe spekulimet mediatike të bëra pas deklaratës time të djeshme, dëshiroj të bëj me dije se: “Si patriot dhe socialist, deklaroj voten time pro Reformes se Drejtesise, siç rekomandohet nga SHBA dhe BE. Prandaj sqarimet e mia te metejshme do t’i bej publike vetem pas 21 korrik 2016, pra pasi te votohet ne Kuvend Reforma e Drejtesise”.