Vjen shuplaka nga Gjermania për Edi Ramën dhe shpurën e tij të fuksave: Keqpërdorimi i të dhënave personale, shije shumë e keqe dhe një imazh i pariparueshëm

102
Sigal

Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schwabach në Gjermani i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kreut të PS për Tiranën, ku shpreh shqetësimin e saj lidhur me përdorimin për arsye elektorale të të dhënave të 910 mijë votuesve në kryeqytet.

Sipas Reimann, duke qenë se PSSH dhe SPD, që të dyja pjesë e Eurosocialistes Europiane, “dyshoj fort që një praktikë e tillë të përdoret në këtë masë e në këtë mënyrë nga simotrat tona europiane”.

LETRA E PLOTË:

Letër e hapur drejtuar Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën:

Ju drejtohem me këtë letër të hapur Juve personalisht dhe nëpërmjet Jush të gjithë anëtarëve, vullnetarëve dhe ndihmësve të fushatës elektorale të PS-së, si anëtare e Partisë Socialdemokrate Gjermane, pjesë e partive simotra eurosocialiste (ku bën pjesë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë) me një shqetësim të thellë.

Nga shtypi shqiptar, por edhe deklaratat Tuaja kam mësuar se në Shqipëri është bërë e ditur qenësia e një liste ku janë të regjistruar ME DHE PA DIJE qindra mijra shqiptarë, me të dhënat e tyre personale. Kjo e shoqëruar edhe me shënime mbi preferencat e tyre politike, mbi gjendjen financiare dhe të dhëna të tjera personale.

Po sipas shtypit kam mësuar se kjo listë administrohet, aktualizohet dhe në të kanë akses persona të lidhur drejtpërdrejtë me PS-në. Në asnjë praktikë partiake, në asnjë fushatë elekorale, të paktën e lidhur me SPD gjermane, nuk ekziston një praktikë e tille.

Dyshoj fort që një praktikë e tillë të përdoret në këtë masë e në këtë mënyrë nga simotrat tona europiane.

Dyshimi më i fortë është nëse kjo praktikë është ligjore ne Shqipëri. Por për këtë kam dëgjuar se kanë filluar hetime, të cilat do të uroja të shkojnë deri në fund sa me shpejt, për të dënuar shkelësut e ligjit të mbrojtjes së të dhënave e të drejtave personale. Ajo që më shqetëson përtej kufirit ligjor (në BE, sipas njohurive të mia kjo praktikë është ligjërisht e ndaluar), në shpresë të një reflektimi, duke parë e degjuar se kjo praktikë madje po mbrohet dhe promovohet edhe në fushatën Tuaj, po Ju drejtohem me disa pyetje:

1. Cilët janë personat që kanë urdhëruar përpilimin e kësaj liste dhe ata që kanë administruar të dhënat (ruajtjen, aktualizimin)?

2. Cila është procedura konkrete e plotësimit të listës? Pra, nga janë marrë të dhënat e çdo personi konkretisht dhe mbi ç’bazë ligjore është bërë ruajtja në servera e një liste të tillë?

3. Nëse të dhënat janë marrë nga kontaktet derë më derë, pra janë “dorëzuar” vetë, ku ekziston materiali shkrimor i qytetarëve, të cilët lejojnë me firmë marrjen dhe përdorimin e të dhënave personale nga persona të tretë (sipa ligjeve europiane ligjerisht duhet të jetë i dokumentuar pranimi i perdorimit te te dhenave personale nga persona te tjere)? Po nese njerezit nuk kane dorezuar te dhenat personale qe gjenden ne keto lista vete (sic pohojne shume prej njerezve qe njoh personalidht), nga jane marre keto te dhena? Cila eshte baza ligjore e ruajtjes se tyre ne serverat e njerezve te lidhur me Partine Socialiste, pa dijenine e individit perkates?

4. Në lista ka emra njerezish qe mbajne detyren “e patronazhit”. A janë pyetur të gjithë personat në fjalë për këtë, si dhe kujt i është bërë “dorëzimi” i komenteve që lexohen në listat e përpiluara. Kush janë personat që kanë patur dijeni për këto komente/shënime? Cfarë ndodh më pas me to?

5. Vota është E LIRË dhe E FSHEHTE. Si përputhet ky parim madhor i demokracisë me faktin se për çdo pjestar të listës (e theksoj, individ, jo në grup, jo një statistikë e zonës, apo lagjes) është e shkruar e zeza mbi të bardhë preferenca e votës individuale?

Sqarimi i hapur i këtyre pyetjeve nga ana Juaj si dejtues të PS-së do të ndihmonte fuqimisht në zbardhjen e realitetit, që për shkak edhe të së kaluarës sonë diktatoriale krijon (e theksoj përtej kufirit ligjor, që duhet ndjekur deri në fund) një shije shumë të keqe dhe një imazh te pariparueshëm për mënyrën se si operon një parti, që është në pushtet në një vend demokratik dhe që aspiron të hyjë në BE.

Si anëtare e një Partie politike europiane me eksperiencë në pjesmarrje dhe organizim të fushatave elektorale do t’Ju drejtohesha hapur me thirrjen për një fushatë të ndershme, me respektimin e votës së lirë dhe të ndershme, pa presione, pa promovime praktikash të dyshimta, që prekin lirinë e çdo individi për një votë të fshehtë dhe të pandërmjetësuar.

Uroj me zemër, që PS të mbrojë parimet europiane të demokracisë, pa shpërdoruar pushtetin në kombinim me metoda teknologjike të dyshimta, siç po informohem nga shtypi dhe shumë bashkëatdhetarë.

Me respekt Dr. Rezarta Reimann Nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schwabach, Gjermani