Vjedhja në BSH, Spartak Ngjela: Fullani të japë urgjent dorëheqjen

510
Sigal

TIRANË- Avokat Spartak Ngjela i kërkon guvernatorit Ardian Fullani që të japë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë, pas zbulimit të supergrabitjes në Bankën e Shqipërisë. “Banka e Shqipërisë është vjedhur, shqiptarët janë të zemëruar dhe të irrituar me të drejtë, kurse Guvernatori i Bankës hesht…ndërsa shtypi po e llogarit si një Sheik. Hajde, kohe hajde! E pse rri akoma ky Guvernator në postin e tij, pse nuk jep dorëheqjen? Përse duhet te rrije më në atë vend? As kaq nuk kupton, apo nuk e lenë ata që e kanë vendosur?”- shkruan Ngjela në rrjetin social “Facebook”. Ndër të tjera Ngjela shpreket:”Në njëqind vjet vetëm trishtim dhe ngjarje të efektit tepër negativ. Ja dhe sot e njëjta gjë: vjedhje, abuzime me pushtetin, histeri dhe klithma për armiqësi, urrejtje dhe gënjeshtra…këto janë ngjarjet tona. Ndërsa shqiptarët kokëulur nuk dine nga t’ia mbajnë. Kë të besojnë…trishtim serish si gjithmonë – vjedhje, vjedhje dhe vjedhje prape, vjedhje e pasosur dhe shume vape: do te thashë Çajupi me poezinë e tij. Ja, në këtë vape gushti, kemi përpara edhe vjedhjen e Bankës Kombëtare. O Zot! edhe kjo kishte munguar. Ne fakt nuk ka pasë munguar, por tani u zbulua…Jam i bindur se kështu ka qenë për 20 vjet…vidh e vidh e s’ka të sosur kjo para e shqiptarëve të varfër. Banka e Shqipërisë është vjedhur, shqiptarët janë të zemëruar dhe të irrituar me të drejtë, kurse Guvernatori i Bankës hesht…ndërsa shtypi po e llogarit si një Sheik. Hajde, kohe hajde! E pse rri akoma ky Guvernator në postin e tij, pse nuk jep dorëheqjen?”