Nikolla:Monitorim Universiteteve me kushte, sistemim studentëve

481
Sigal

TIRANE – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla mbledh drejtuesit e universiteteve, të cilët pas kontrollit të sistemit arsimor publik e privat në vend, do të vijojnë aktivitetin e tyre, por me kushte dhe rekomandime për përmirësimin e kritereve. Janë 13 universitete private të cilave, në përfundim të kontrollit të bërë nga Ministria e Arsimit, iu dha mundësia të vazhdojnë aktivitetin e tyre, por me kushte dhe rekomandime të cilat duhet t’i plotësojnë për të përmirësuar kriteret dhe për të plotësuar mangësitë që janë hasur. Por mangësi edhe më të mëdha në përmbushjen e kritereve, kanë penalizuar 38 universitete të tjera në vend, publike dhe private, nga të cilat: 18 do të mbyllen dhe 13 të tjera pezullohen deri në një vendim të dytë. “Do të jeni po aq fortë të monitoruar nga inspektimi hap pas hapi, dua t’iu përgëzoj edhe për komunikimin dinjitoz..të ndërtojmë një komunikim të ri që është me rëndësi për hartimin e nevojshme të reformës në arsimin e lartë. Ka shumë skepticizëm në këtë vend për shkaqe të jo mirë administrimit të sektorit në vite dhe lojrave të politikës, për shkaqe që të vërtetat s’janë bërë transparente. Unë jam e vendosur t’i shkoj në fund procesit të plotë të reformimt duke respektuar ligjin dhe vetëm ligjin. Masa për të menaxhuar gjithë këtë situatë emergjencë për vijueshmërinë e studentëve të atyre Universiteteve që ju hiqet licenca, kemi plan konkret që t’i sistemojmë në institucionet e arsimit të lartë. Do informojmë në ditët në vijim për hapat konkretë. Ky proces ka filluar që në muajin Tetor, raport dhe vlerësim i drejtë për kriteret e ligjshmërisë.  Në fokus respekti ndaj ligjit dhe me një peshore një masë ndaj të gjithëve.

Ne hoqëm pjesët e kalbura të universiteteve, ky do të jetë vetëm hapi i parë i reformës në arsim”, tha Nikolla para drejtuesve te Universiteteve qe do te qendrojne te hapur per studentet. Kjo “tronditje” për Arsimin e lartë në vend, u bë publike dje, gjatë prezantimit të Raportit për Kriteret Ligjore të Universiteteve Private dhe Publike.

Vijim i aktivitetit me kushte, apo rekomandime për përmirësim të kritereve:

Universiteti “Polis”
Universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
SHLUJ “Marubi”
Universiteti “Epoka”
IPAL “Shkolla e Lartë “Nehemia”
Universiteti Europian i Tiranës
SHLUJ “Universiteti i New Yorkut, Tiranë”
SHLUJ “Luarasi”
Akademia e studimeve të aplikuara “Reald”
“Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”
SHLP “Tirana Business University”
SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”
SHLUJ “Universiteti “Marin Barleti”