Bode: Skandali CEZ, çdo shqiptar do të paguajë nga xhepi 1.1 milion lekë

483
Sigal

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, ish-ministër i Financave, Ridvan Bode gjatë një deklarate për mediat u shpreh se, marrëveshja e re mes CEZ Shpërndarja dhe qeverisë është skandali më i madh financiar, pasi kompania duhet t’i kishte kthyer Arkës së Shtetit shqiptar 3 miliardë dollarë. Sipas Bodes, qeveria shqiptare bëri të kundërtën e asaj që thuhej në raportin e kompanisë ndërkombëtare, e cila bëri dhe vlerësimin e dëmit. Bode shtoi se qeveria duke bërë pazare të fshehta me CEZ i dha asaj 9 milionë euro, kostot, e cila do ta paguajnë vetë qytetarët shqiptar.  “Në vijim të angazhimit të Partisë Demokratike për të bërë transparente për opinionin e gjërë qytetar, mbi skandalin më të madh financiar në vend që lidhet me aferën CEZ, skandal, i cili dy ditë më parë u legjitimua nga votimi me urdhër i deputetëve të maxhorancës, sot po paraqesim publikisht raportin e pretendimeve që duhet të paraqiste qeveria shqiptare për kompaninë CEZ. Ky raport, i hartuar nga një prej kompanive më të njohura botërore në fushën e konsulencës teknike për rastet e arbitrazhit ndërkombëtar, i është paraqitur konfidencialisht qeverisë shqiptare më datë 10 shkurt të këtij viti, në plotësim të detyrimit kontrator që ka pasur për të vlerësuar pretendimet e mundshme financiare që qeveria shqiptare duhet të paraqiste para arbitrazhit ndërkombëtar. Ky raport është pranuar në mars të këtij viti nga qeveria, por për çudi u neglizhua tërësisht, në atë çka u quajt marrëveshje me CEZ’. Sipas tij, për shkak të shkandalit, çdo shqiptar ka borxhin 1.1 milion lekë