“Virusi” politik i Rilindjes/ Sherre, fyerje dhe grushta në mbledhjet e PS-së. Drejtori Vullnet Bilbilaj, dhunon vartësit

803
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Sherre, fyerje dhe grushta në mbledhjet e PS-së. Vullnet Bilbilaj drejtori i  Postës Shqiptare në Vlorë dhunon vartësit

PS-ja është shndërruar në këto vite të qeverisjes së Rilindjes në një garnizon ushtarak, ku nuk ka më asnjë frymë demokracie, debate, vendimmarje kolektive, votim të lirë të anëtarëve, por çdo vendimmarrje, përfshirë edhe emërimet,  komandohen, urdhërohen! Tashmë, një “virus” politik i pashërueshëm ka infektuar të gjitha strukturat e PS-së. Në të ashtuquajturën proces zgjedhor i brendshëm i PS-së, vendimmmarja nuk është mbi bazën e votës të socialistëve të bazës, por është një urdhër i prerë dhe i padiskutueshëm ardhur nga lart, nga kupola e PS-së. Mirëpo, socialistët e kanë kuptuar, që nuk mund të bëhen më pre e kupolës së Rilindjes dhe kanë filluar të protestojnë. Kështu ndodhi në Shkodër, ku socialistët shkodranë nuk pranuan që të emërojnë kryetar një të komanduar të kupolës së Rilindjes, sidomos pas dështimit të kandidatit për kryetar bashkie, i emëruar nga Kupola e partisë. Edhe në Cërrik, socialistët kundërshtuan me forcë urdhërat dhe komandimet e Taulant Ballës, sa e detyruan që ai të largohej. Edhe në njësinë bashkiake të Kombinatit në Tiranë, socialistët nuk pranuan që kandidati për në kongres të emërohej nga Taulant Balla. Ndërsa në Vlorë, drejtori i Postës Shqiptare, Vullnet Bilbilaj para disa ditësh, përdori edhe grushta kundër vartësve të tij, ndërkohë që policia e Qarkut e mbajti të fshehtë ngjarjen, edhe pse u “ftua” të përballonte situatën. Vullnet Bilbilaj, edhe pse është kallzuar për shpërdorim detyre, mbahet në këtë post me sponsorizimin politik të disa të dërguarve të Kryesisë së PS-së, ndërkohë që ndaj socialistëve dhe vartësve të vet përdor grushta dhe përplasjet fizike.  Ndërkohë përmendim këtu, se një tjetër institucion e ka kaluar paraditen e djeshme mes grushtave dhe dhunës. Bëhet fjalë për ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, drejtoria Rajonale Tiranë, ku Drejtori Arbër Nuri është rrahur me grushta me inspektorin e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, Aleksandër Dani.

Taulant Balla fyen ish-Kryetarin në Asamblenë e PS-së në Tiranë: Mos fol si horr, ulu pusho…”,

Është shoqëruar me tone të ashpra dhe ndërprerje të mbledhjes Asambleja e PS së Tiranës para disa ditësh. Shkak është bërë përzgjedhja e emrave të kandidatëve të Asamblesë kombëtare të PS që pritet të dalë nga kongresi. Të deleguarit Taulant Balla e Elisa Spiropali e menduan Tiranën një qytet si gjithë të tjerët, ku mbledhja do hapej, do lexoheshin propozimet, do të votoheshin, dhe gjithçka do të mbyllej pa debat. Por asgjë nuk ka shkuar ashtu sikurse ata do të donin. Krenar Cenollari, anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të PS aktualisht, ka kërkuar informacion mbi përzgjedhjen e kandidatëve të rij. Shkak u bë emri i Tan Metës, kandidatit të propozuar nga Kombinati, i vendosur në listë nga deputetja Blerina Gjylameti, por që në fakt militon në njësinë 3, dhe ka mbajtur detyrën e shoferit personal të Blerina Gjylametit. Cenollari, duke marrë fjalën në mbledhje, ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm si është bërë perzgjedhja e një emri nga Njësia 3, për tu kandiduar te Njësia 6. “Ulu, pusho”, mësohet ti jetë drejtuar Balla, Cenollarit, duke ngjallur kështu dhe reagimin këtij të fundit, që ka mbajtur funksionet drejtuese në PS e Kombinatit. “Unë nuk ulem të pushoj kur do ti. Unë ulem të pushoj kur ti të më japësh përgjigjen e asaj që kërkova” mësohet t’i ketë thenë Cenollari, Ballës. Por duket se Sekretarit të Përgjithshëm nuk i ka pëlqyer kthimi i përgjigjes dhe i drejtohet Cenollarit: “Mos fol si horr”. “Ktheje mbrapsh atë fjalë. Mos m’u drejto mua me këtë gjuhë. Dëgjo Taulant Balla, se nuk po e bën debatin politik këtu, po personal” mësohet t’i ketë thënë Cenollari, i cili, mbështetur edhe nga socialistët në sallë ka vazhduar ligjërimin. “Kush i ka zgjedhur emrat? Kjo këtu? (drejtohet nga Gjylameti). Nuk është mirë si po i trajtoni socialistët, si po i përzgjidhni njerëzit. I keni ndarë socialistët në komunistë dhe ballistë. Po janë të gjithë socialistë. I keni lënë rrugëve. Nuk po i pyesni më” – mësohet të ketë thënë Cenollari.