VIDEO/ Floida Kërpaçi: Kryeministri mashtrues kur i duheshin votat mbante deklaratë tjetër, sot kërkon t’u shembë shtëpitë banorëve

487
Sigal

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar përmes një statusi në Facebook mbi videon ku Edi Rama iu premtonte banorëve të Unazës së Re se do i jepte shtëpitë e tyre.

“Ato që duhen shkatërruar nuk janë shtëpitë e tyre por rilindja e mashtrimit, shkatërrimit e varfërimit të qytetarëve të thjeshtë për interes të klientëve të qeverisë!”-shkruan Kërpaçi

Postimi i plotë:

Mashtrime, mashtrime, mashtrime…!
Ndiqeni deklaratën e mashtruesit të qeverisë sesi dikur kur i duheshin votat, mbante deklaratë tjetër, ndërsa sot jo vetëm kërkon ti shembi shtëpitë por edhe i quan shpellarë!

Kjo është rilindja e Edi Ramës dhe rasti i banorëve të Astirit është dëshmia e radhës!

Ja pra që banorët e Astirit kanë të drejtë!

Ata nuk janë kundër projektit të zhvillimit, por me të drejtë kërkojnë të mos nxirren në qiell të hapur pa një zgjidhje reale që nuk i le ata pa shtëpi, në respekt të djersës e gjakut të punës prej vitesh.

Ato që duhen shkatërruar nuk janë shtëpitë e tyre por rilindja e mashtrimit, shkatërrimit e varfërimit të qytetarëve të thjeshtë për interes të klientëve të qeverisë.

Mashtrime, mashtrime, mashtrime…!Ndiqeni deklaraten e mashtruesit te qeverise sesi dikur kur i duheshin votat, mbante deklarate tjeter, ndersa sot jo vetem kerkon ti shembi shtepite por edhe i quan shpellare!Kjo eshte rilindja e Edi Rames dhe rasti i banoreve te Astirit eshte deshmia e radhes!Ja pra qe banoret e Astirit kane te drejte! Ata nuk jane kunder projektit te zhvillimit, por me te drejte kerkojne te mos nxirren ne qiell te hapur pa nje zgjidhje reale qe nuk i le ata pa shtepi, ne respekt te djerses e gjakut te punes prej vitesh.Ato qe duhen shkaterruar nuk jane shtepite e tyre por rilindja e mashtrimit, shkaterrimit e varferimit te qytetareve te thjeshte per interes te klienteve te qeverise.

Publiée par Floida Kerpaci sur Lundi 19 novembre 2018