VIDEO/ Berisha: Edvin, a ke ndonjë koment?! Ky është numri yt në birucat e burgut të Parisit!

443
Sigal

“Edvin, a ke ndonjë koment?” Kjo është thirrja direkte që i ka bërë sot, ish-Kryeministri Sali Berisha, kreut të Qeverisë Edi Rama, lidhur me akuzën e rëndë se ka qenë i dënuar me burg në Francë në mars të vitit 1993. “Edvin, e ke me zë dhe figurë akuzën nga Gjergji Thimo për burgun që ke bëre si trafikant ikonash, – i drejtohet Berisha, Ramës. –  Ky është dhe numri yt në birucat e burgut të Parisit: AL 1961138/A. A ke ndonjë koment?” Ky shigjetim i fortë publikisht nga Berisha, ka ardhur pasi koleksionisti Gjergji Thimo solli prova me dokumente në një emision televiziv, se Rama ishte dënuar në Francë pikërisht për vjedhje ikonash me vlerë të pallogaritshme. Por çfarë tha, cila ishte akuza e Gjergji Thimos, viktimë e raprezaljeve të Ramës ndaj tij si koleksionist ikonash, vite më parë?

Akuza dhe videoja në fund:

Gjergji Thimo: Rama, një njeri i spikatur në vjedhjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, në shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe sidomos të artit ikonografik shqiptar. I spikatur, sepse kemi një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj këtij Kryeministri, për këtë masakër, sepse i pari ka qenë ish-Kryeministri Fatos Nano që ka thënë, dihet publikisht “…e mora këtë njeri, shëtiste me thonj të paprerë dhe shiste ikona të vjedhura në kishat shqiptare…”

Dhe nuk ia bëri një njeri sidokudo këtë akuzë, ia bëri një Kryeministër, që kishte informacione të klasifikuara, kishte Shërbimin Informativ etj. Fatos Nano duhet të thirret i pari këtu nga Prokurori i Përgjithshëm: ku e ka gjetur këtë burim?

Kemi kohët e fundit, dy deklarata shumë të forta prapë jo nga një njeri sidokudo: nga këshilltari i Angela Merkel i CDU, Martinez. Ai e pyet direkt: “Edi Rama, a ke qenë i dënuar për ikona të vjedhura në vitin ’94?!”

Përgjigja qe heshtje, heshtja është kodi i Mafias, ndaj është ky, sepse është i tillë.

Kalojmë në anën tjetër, në vitin 2013. Një grup parlamentar i drejtuar nga i ndjeri Sokol Olldashi u ngrit dhe hetoi Ramën kur ishte Ministër i Kulturës e shpuri 150 ikona të artit ikonografik… ishin perla. Nuk po flasim sa miliona euro bëjnë, ishte zemra e artit ikonografik dhe në pyetjen që i ndjeri Olldashi i bëri Ramës se çfarë dinte për ikonat këtu, ai u përgjigj fare shkurt: “Nga Gjermania i nisa për në Francë” dhe sot e kësaj dite nuk janë kthyer këto ikona në Shqipëri.

… E nisi me Gjergji Thimion. Se ky është një njeri i spikatur me vjedhjen e këtij arti se këtu e nisi karrierën ai. Dhe unë i kam thënë, gjatë kohës që kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Koço Kokëdhimën – edhe me Edi Ramën – se më ka çelur ekspozitën e parë ikonografike shqiptare në 22 nëntor në Muzeun Historik Kombëtar, gjatë një konflikti që ka pasur Edi Rama me atë, Koço gjithmonë e akuzonte, dhe unë i thashë që… Ai ka qenë  i dënuar, tha, është burgaxhi.

Nuk ia kam vënë veshin shumë herë në atë kohë, megjithatë unë arrita të siguroj informacion.

Ne kemi një kryeministër që kur pyetet a je ndaluar apo je burgosur, ai thotë jo! (Gjergji Thimio tregon dokumentin para kameras)

Kemi një kryeministër që aktivitetin e tij shoqëror dhe politik e nis nga viti 1988 si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Dy. Kemi një Kryeministër që qëllimisht nuk vë aktivitetet e tij shoqërore dhe politike, kurse në këtë CV-në e tij thotë se “nga viti 1993, kalon 4 vite në Paris”. Ja ku e kemi, janë shkrimet e Edi Ramës këto.

Kemi një periudhë, nga viti 1993 e deri sa vete, në 5 vjet, është periudhë që e ka fshehur.

Kemi dhe një tjetër këtu, kur e ka ndërruar emrin Edi në Edvin.

Tani, është i vetmi Kryeministër në botë –se do të dal tek pjesa tjetër që ka qenë i dënuar me burg – se ne nuk duhet të lëmë këta njerëz, kusarët të drejtojnë Shqipërinë, se Shqipëria nuk drejtohet nga kryeministra, por drejtohet nga kusarët – që ndërron emrin.

Është i vetmi Kryeministër në botë që ndërron gjeneralitetet dhe këtë e bën jo pa qëllim.

Sepse të gjithë kryetarët e bashkive i kishte burgaxhinj e ai është edhe vetë burgaxhi.

Ai ka qenë në Francë i dënuar, në burg.

Unë kam ardhur t’i deklaroj publikisht këtu, ta dijë i gjithë populli shqiptar (tregon fotografinë e Ramës) nuk është puna se kjo është një foto e tij që ka qenë në burg, që e nxori tv, Opinion, nuk dua t’i hyj fare as me Sali Berishën, as me atë, çështja ime nuk është politike.

Blendi Fevziu tha që do ta thërres timonier, do ta thërras këtej e  andej, është akuzë e rëndë e të tëra. Unë prita e prita nuk më thirri njeri.

Unë e kam për detyrë qytetare që ne duhet të kërkojmë të dhëna për të shkuarën e çdo kryeministri. Ne jemi vend anëtar i NATO-s, ne duhet t’i kërkojmë llogari edhe SHBA-së edhe KE-së, sepse kështu ndërtohen ligjet e të tëra.

Edi Rama ka qenë i dënuar në Paris në mos gaboj me numrin AL 196 J 138/A. Fraksion A. Viti, mars 1993!”