Erion Veliaj: Takime në SHBA me miq të Shqipërisë për të cilët jam mirënjohës

126
Sigal

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka publikuar takimet e tij, të cilat kanë qenë të shumta gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Shumë mirënjohje për këto ditë intensive Floreta Faber dhe skuadrës së Ambasadës Shqipërisë në SHBA për përkushtimin dhe kultivimin ditor të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA – aleatit tonë më të madh! Për së shpejti! Krah për Krah” shkruan kryebashkiaku. Ndërsa në një takim tjetër është ndalur me ish- ambasadorin e SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu me të cilin kryebashkiaku mban miqësi të mirë. “ Çfarë kënaqësie që u ritakova me ish Amb. Marcie Ries dhe Alex Arvizu! Marcie besonte te grupi ynë i aktivistëve të MJAFT-it, kur ne ishim të panjohur dhe protestonim ndaj padrejtësive. Kurse Alex na ka qëndruar pranë në ditët e errëta të 21 janarit dhe ngjarjet në vijim. Përgjithmonë mirënjohës ndaj jush!”,- ka deklaruar Veliaj. Në një tjetër publikim kreu i Bashkisë Tiranë ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me përfaqësuesen e Miçiganit. “Elissa Slotkin është një përfaqësuese e shkëlqyer e Miçiganit dhe si ish-banor jam shumë krenar për të. Ajo punoi shumë, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Ambasadoren Yuri Kim, për strehimin e refugjatëve afganë në Shqipëri. Shqipëria duke organizuar një operacion të suksesshëm shpëtimi!” Ndër të tjera kryebashkiaku shprehet mirënjohës për marrëdhënien e ngushtë që ka vendi ynë Shqipëria me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.