Vërshim i filmit turk në TV kombëtare

490
Sigal

Nga Kujtim Gjonaj

Viti 2018 ishte Viti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, dhe për ta nderuar dhe respektuar figurën madhështore të tij, në këtë 550-vjetor jubilar, televizioni Klan, i vetmi, i pari, absoluti dhe i paarritshmi nga askush, na sjell të shikojmë me kureshtje, filmin më të realizuar të të gjithë kohërave (sipas reklamës)…Mehmet Pushtuesi, kushtuar sulltanit, që erdhi me mbi 100.000 osmanë, dy herë për të mposhtur Skënderbeun dhe pushtuar Krujën…pas këtij seriali me vlera të diskutueshme një tjetër seria, ai për Abdyl Hamitin, shkatërruesin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe dorëzimin e territoreve shqiptare fqinjëve tanë agresive, në vitet 1878-1881. Do t’i kujtoja Autoritetit të Mediave Audovizuale, filmin e regjisorit Gjika “Gjeneral gramafoni”…ma merr mendja se për shikuesin e thjeshtë, s’ka nevojë për më shumë koment.