Referendumi në Maqedoni, reagon Presidenti Meta: Pjesëmarrja sa më e lartë është vendimi i duhur

504
Sigal

Pas nisjes së votimeve për referendumin në Maqedoni ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Në një postim në rrjetin social facebook ai shkruan se pjesëmarrja më e madhe është vendimi i duhur.

Postimi i plotë:

Sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre. Pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta. Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë.