Veliaj takon ambasadoren Kim: Krijimi i më shumë vendeve për punësim

500
Sigal

Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Pikat kryesore dhe fokusi i këtij takimi ishin investimet amerikane në Shqipëri dhe krijimi i më shumë vendeve të punësimit për shqiptarët dhe amerikanët.

Përveç kësaj, në takim u diskutua mbi përpjekjet e rimëkëmbjes pas tërmetit, si dhe për projektet e bashkisë për qytetin dhe qytetarët e saj.

“Investimet amerikane në Shqipëri dhe krijimi i më shumë vendeve të punësimit për shqiptarët dhe amerikanët ishin temat që u diskutuan sot, kur Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ambasadorja bisedoi gjithashtu me Kryebashkiakun Veliaj mbi përpjekjet e rimëkëmbjes pas tërmetit, si dhe për projektet e bashkisë për qytetin dhe qytetarët e saj”, citohet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë.