Veliaj takim me homologun në Stamboll biznesi turk me rëndësi për Tiranën

503
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Stambollit, Kadir Topbas, për të forcuar marrëdhëniet midis dy kryeqyteteve. Kryebashkiaku i shqiptar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” tregon se një ndër pikat kryesore të këtij takimi është bashkëpunimi ekonomik midis dy qyteteve.
“Pak orë në Stamboll për të takuar mikun bashkiak Kadir Topbas. Biznesi turk në Tiranë është shumë i rëndësishëm për qytetin”, shkruan Veliaj.
Në takimin e zhvilluar në Stamboll, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar nga homologu i tij që të ketë një frymë të re bashkëpunimi midis dy institucioneve. Veliaj ka shprehur rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike midis dy qyteteve.
Sipas tij, për Tiranën është shumë e rëndësishme që edhe biznesi turk të investojë. Në përfundim të këtij takimi, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ftuar homologun e tij turk për një vizitë zyrtare në kryeqytetin shqiptar. 
Sigal