Debate në komisionin e Sigurisë për pr/ligjin për trajtimin e të dënuarve

492
Debate në Komisionin e Sigurisë ku po diskutohet pr/ligji për trajtimin e të dënuarve.
Ish ministri i Brendshëm, deputeti demokrat, Flamur Noka tha se trajtimi I të dënuarve në burgje nga shteti është në nivele katastrofike
“Shteti dhunë e terror ndaj qytetarëve se nuk paguajnë dot energjinë” tha Ndoka.
Deputeti i PS-se Pjerin Ndreu dhe i LSI-së Spartak Braho akuzuan Nokën se po bën politikë.
“Po bën politikë në Komision, fol për ligjin” i tha Braho.
“Të mos bëjmë politikë, të mbështesim standardet ne burg. Probleme të tilla kanë shoqëruar gjithë periudhën pas komunizmit. Duhet të jemi së bashku dhe të mbështesim hapat që na çojnë përpara. Politika si majtas dhe djathtas ka borxhe ndaj burgjeve dhe policisë” tha Ndreu
Sigal