Veliaj: Pastrojmë Pazarin e Ri nga betoni i Lulzim Bashës

552
Sigal
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaron se vazhdon puna për pastrimin në themel te Pazari i Ri “për të hequr betonin që hodhi Lulzim Basha për katër vjet”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, nëpërmjet statusit të tij social Facebook, pohon se ka nisur puna për pastrim me themel tek Pazari i Ri.
“Në punë orë e pa orë për të hequr puçrra betoni që ‘lulëzuan’ në Tiranë 4 vjet. E bukura e mund të shëmtuarën, kultura fiton mbi dhunën, qyteti mbi vandalizmin! ‪#‎TiranaPerNjerezit ‪#‎PazariRi”, shkruan Veliaj.
Veliaj sjellë një set fotosh nga puna për kthimin e Pazarit të Ri në një qendër moderne për kryeqytetin, një nga premtimet e tij për një kryeqytet modern.