Vasili: Vjedhje, Rama rriti sërish çmimin e naftës! Mali i Zi e RMV-ja nuk qeverisen nga gangsterët e Rilindjes

116
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në rrjete sociale pasi Edi Rama rriti çmimin e naftës sot në 239 lekë.

Vasili shprehet se kemi të bëjmë me një qeveri hajdutësh dhe grabitqarësh ndërsa bën edhe krahasimin e çmimit me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

“Çfarë qeverie hajdutësh dhe grabitqarësh, rriti çmimin e naftës sot në 239 lekë! Hajdutëria nuk ka të ndalur. Bordi i hajdutëve të qeverisë rriti çmimin në 239 lekë. Maqedonia e ka çmimin e naftës sot 176 lekë. Mali i Zi e ka çmimin 157 lekë naftën.

Maqedonia 63 lekë më ulët dhe Mali i Zi 82 lek më ulët. Por Maqedonia dhe Mali i Zi nuk kanë qeverinë e gangsterëve të Rilindjes.

Kushdo që ka sy në ballë dhe mend në kokë kupton se çfarë plaçkitje të tmerrshme po bën qeveria e hajdutëve, që ndan fitimet me oligarkët.

Çdo shqiptar vidhet egërsisht nga qeveria dhe askush nuk ka të drejtë të lidhë duart e të heshtë.”-shkruan Vasili.