Vasili: Pse gënjen qeveria për testimet (Video)

313
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për pandeminë e COVID-19. Në një shënim në Facebook ai shprehet se shifrat që jep ministria e Shëndetësisë për numrin e testimeve nuk përputhen me deklaratat e vet ministres.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Po pse genjen Ministrja e Shëndetësisë xhanëm ???(VIDEO). Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu më 29 qershor në një emision televiziv deklaroi:

“Kemi filluar testimin e serologjisë për mjekët. Janë bërë më shumë se 8 mijë analiza serologjike”. Sot me 8 korrik, vete Ministria e Shendetesise, pas nente ditesh, deklaron se jane bere vetem 4010 testime serologjike, ose gjysma e asaj, qe tha Ministrja ne 29 qershor.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)

TESTIME TOTALE 30647

TESTIME MOLEKULARE 26637

TESTIME SEROLOGJIKE 4010

Pse genjen Ministrja Manastirliu?

Ja kerkon Rama?

E gënjejne vartesit?

Apo kaosi mbreteron dhe rendesi ka te shprazen shifra si te vijne, boll te genjehen njerezit dhe te shtyhet edhe nje dite propagande. Video e meposhtme provon gjithshka”.