PD, Spaho: Ekonomia në rënie me çdo tregues, Rama mburret sërish

486
I njëjti kryeministër që thotë nuk ka përgjime të paligjshme, ndërkohë që përgjime të paligjshme ka pasur, i njëjti që thotë s’ka trafik droge, kur droga ka mbuluar vendin, i njëjti që tha Elvis Rroshi nuk është dënuar asnjëherë, kur ai ishte dënuar më shumë se një herë, deklaroi sot në një retorikë 40 minutëshe se ekonomia qenka mirë. Madje ai sulmoi me tone kërcënuese edhe bizneset që mund të kenë ankesa.
Ndërkohë, faktet për ekonominë janë këto: Dhoma Amerikane e Tregtisë është shprehur se besimi ka rënë me 4.83 pikë, dhe 65 përqind e të anketuarve janë shprehur se klima për biznes është e pafavorshme ose shumë e pafavorshme. Më parë Dhoma Gjermane e Tregtisë denoncoi korrupsionin e taksat e larta. Konsumi ka pësuar rënie në rekorde historike. Eksportet dhe investimet janë në rënie, dhe këto tregues janë ekonomia e vendit. Asnjë investitor i huaj nuk ka shkelur në këto tre vite, madje investitorët po largohen. Kryeministri vazhdon të krenohet me TAP-in dhe Hidrocentralin e Devollit, të dyja punë të nisura nga qeveria e mëparshme.
Konkurenca është eleminuar, vetëm nëse je mik i Ramës e klanit të tij të ngushtë përfiton tendera e fonde publike. Kjo është ekonomia e Ramës dhe Ahmetajt të cilët vazhdojnë të flasin me “do të”, a thua se nuk ishin këtu këto 32 muaj, a thua se nuk janë ata shkaktarët e krizës së thellë.
Sigal