Ja si i fuste në kurth pedofili shqiptar vajzat e mitura

436
Rasti i një 46 vjeçari që u arrestua për pedofili në Greqi është bërë i bujshëm. Ai dyshohet se ka mashtruar 27 vajza të mitura nga 10-15 vjeç. Sipas mediave greke, Shpëtim Hajdaraj është lënë në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Pireut.
Taktika
Shpëtim Hajdaraj dyshohet se ecte gjithmonë me biçikletë, ndërsa ishte kthyer në terrorin e prindërve dhe fëmijëve të shkollës në Perëndim dhe Lindje të Athinës dhe në zonën e Pireut. Kishte pothuajse një taktikë: i priste të miturat në momentin që ato dilnin nga shkolla për tentonte më pas t’i fuste në kurth. Sipas mediave greke, rastet e pedofilisë nisën në shtator të vitit 2015 dhe deri në kohën kur ai u arrestua.
46-vjeçari shqiptar akuzohet për akuzën e joshjes së të miturve, vjedhje të përsëritur dhe mos bindje. Sakaq, bëhet e ditur se gjatë kohës që policia e ndaloi ndërsa po lëvizte me biçikletë, shqiptari nuk iu bind urdhrit dhe tentoi të largohej. Sipas raporteve të policisë, shqiptari i vinte syrin vajzave të mitura dhe më pas u priste rrugën me biçikletë, në përpjekje për të marrë informacion se ku banoni apo kur i takonin prindërit.
Pasi merrte informacion e nevojshëm, ai më pas përzgjidhte të sulmonte vajzat të cilat ktheheshin në shtëpi të vetme. Ndërkohë, në një tjetër rasti ai ka ndaluar një vajzë, ndërsa i kishte thënë se njihte babain e saj, duke u treguar dhe emrin e prindërve.
Sigal