U arrestua për vrasjet e dy biznesmenëve brenda hotelit në Laç, gjykata ndryshon masën e sigurisë për Tushën

374
Sigal

Gjykata e Kurbinit ka ndryshuar masën e sigurisë për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, i ndaluar për ngjarjen e 30 majit ku mbetën të vrarë biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. I riu përfundoi i plagosur në Spital natën e ngjarjen, por në rrethana të tjera. Ndaj 21-vjecarit është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”, teksa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen. “Më thanë do të lëmë arrest me burg, sa të vijë urdhri i dytë. Unë s’di ç’po ndodh! A e arrestuan autorin? Më kanë harruar në burg, s’kam avokat pasi nuk kam mundësi ekonomike”, ka deklaruar i riu. Masa e sigurisë për Tushën u ndryshua pas identifikimit dhe prangosjes së autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasi Eduart Lama, si dhe bashkëpunëtorët.