Vasili: Profesionistë lanagraqë, fajësojnë qytetarët për pandeminë dhe nuk flasin për shkeljet e Ramës

317
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se profesionistët e mjekësisë nuk reaguan kur duhej për situatën e pandemisë dhe miratuan çdo qëndrim të kryeministri Edi Rama, edhe kur ai e kishte gabim.

Në një postim në Facebook, Vasili ka publikuar tre deklarata në kohë të ndryshme të Edi Ramës për pandeminë, në cilat ai kundërshtonte mbajtjen e maskave.

Nënkryetari i LSI shton se ata që quhen profesionistë të shëndetësisë nuk folën për gabimet e kreut të qeverisë gjatë pandemisë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Profesioniste langaraqë! Turp për profesionistet lengaraqe, që fajësojnë popullin për pandeminë.

Turp për profesionistet lengaraqë që s’jua mban ti thonë të vërtetën në sy kryeministrit që dhunoi gjithçka dhe cdo rregull te pandemisë.

Turp për profesionistet lengaraqe që mbyllen gojen kur Kryeministri me mijra police dhunoi cdo rregull dhe shembi teatrin.

Lexojini ç’ka thene kryeministri mor lengaraqe dhe trimerohuni nje sekonde te vetme ne emer te profesionit dhe humanizmit ndaj njerezve dhe tregoini vendin sharlatanit

Lexojini pra dhe skuquni… :

Rama në 2 maj deklaronte: “Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.

Ja cfare thoshte po ky Rama ne 2 qershor:

“Doni, nuk doni ju, që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.

Me 18 mars Rama refuzonte përdorimin e maskave: “Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë“. Me 17 mars Rama refuzonte te bente testime ja cfate thoshte: “Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin..”