Vasili: Policia u bë njësh me krimin, kemi kallëzuar Ramën në Prokurori

599
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka folur për zgjedhjet e 25 qershorit, ku është shprehur se policia u bë njësh me krimin.
Vasili tha se është bërë kallëzim penal ndaj Edi Ramës për thirrjet e tij që policia të marrë pjesë në fushatë.
“Nuk kemi denoncuar Haki Cakon, por thirrja e Ramës ndaj policisë për të bërë fushatë ishte akti më i rëndë. Krimi ka marrë ato ditë mesazhin më të fortë, pra bëni çfarë të doni pasi ne jemi me ju. Po presim Prokurorinë sa serioze do tregohet në lidhje me këtë kallëzim penal ndaj Ramës përndryshe LSI-ja do ta kthejë këtë në një çështje për Kuvendin e ri”- tha Vasili.
Sigal